YouTuber-i i famshëm MrBeast është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes me veprimin e tij.
Në një postim në faqen e tij X më herët gjatë ditës së sotme (22 janar), MrBeast zbuloi se ‘videoja e parë X’ e tij arriti një vlerë mahnitëse prej 250,000 dollarësh, përcjell Telegrafi.
Dhe ky nuk është fundi i historisë.
Kjo pasi që nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter/X, YouTuber-i i famshëm njoftoi se do t’u dhurojë 250,000 dollarë 10 përdoruesve të rastësishëm.
I’m gonna give 10 random people that repost this and follow me $25,000 for fun (the $250,000 my X video made)
I’ll pick the winners in 72 hours
— MrBeast (@MrBeast) January 22, 2024
Dhe për të marrë pjesë, përdoruesit duhet të ripostojnë dhe ndjekin MrBeast në Twitter.
Siç ka bërë të ditur YouTuber-i, ai do të shpallë fituesit në 72 orë, që është e mërkura e ardhshme, 25 janar, në orën 13:30 ET / 11:30 PT.
Kjo nuk është hera e parë që MrBeast bën këtë lloj konkursi ku dhuron para për ndjekësit e tij. Vetëm majin e kaluar, Jimmy Donaldson dhuroi rreth 50,000 dollarë mes ndjekësve të tij në Instagram, vetëm sepse ishte ditëlindja e tij.
Dhe dinamika ishte pothuajse e njëjtë: ndiqni atë në rrjetet sociale, ndani një histori me një nga publikimet e tij të fundit dhe fituesit do të shpalleshin pas 72 orësh./Katror.info