Një studim i Universitetit të Kolumbisë zbuloi se marrëdhëniet pozitive me prindërit dhe të rriturit e tjerë gjatë fëmijërisë shoqërohen me një shëndet më të mirë mendor në moshën madhore, pavarësisht ekspozimit ndaj përvojave të pafavorshme të fëmijërisë.
“Për fëmijët, një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm elasticiteti është një marrëdhënie e ngrohtë, edukative me një prind, kujdestar ose një të rritur tjetër”, tha autorja kryesore e studimit Sara VanBronkhorst në një njoftim në ueb-faqen zyrtare të Universitetit të Kolumbisë të cilin e përcjell Katror.info.
“Studimi ynë tregon se fëmijët që kanë të paktën një marrëdhënie pozitive dhe të përkushtuar të rritur-fëmijë kanë më pak gjasa të përjetojnë depresion, ankth dhe stres të perceptuar më vonë në jetë”, u shpreh VanBronkhorst.
Sipas hipotezës, studimi zbuloi se matjet e marrëdhënieve shoqërore, përveç marrëdhënieve me bashkëmoshatarët, shoqëroheshin me më pak depresion dhe ankth, dhe më pak stres të perceptuar në moshën e rritur./Katror.info