Platforma X (e njohur më parë si Twitter) do të bëhet se shpejti me veçori të reja, të cilat do ta lejojnë atë të ofrojë një përvojë më të rrjedhshme të takimit me njerëz të tjerë për takime dhe shoqërim, siç lë të kuptohet pronari Elon Musk.
Vendimi për ta kthyer X në një aplikacion takimesh është pjesë e planit të përgjithshëm të Musk për ta bërë X një “aplikacion për të gjithë”, që do të thotë një aplikacion që ka të gjitha veçoritë e aplikacioneve më të shkarkuara në telefon.

Aplikacionet kryesore që përdoruesit shkarkojnë në telefonat e tyre përfshijnë shërbimet bankare, ndjekjen e bursës, kriptovalutat, shërbimet e mesazheve dhe telefonatave. Musk dëshiron t’i ofrojë të gjitha këto në një vend, duke zbatuar edhe funksione nga aplikacione të tjera.
Musk, në një bisedë me punonjësit e kompanisë, përmendi “X Dating” dhe theksoi se ai vetë ka gjetur njerëz në platformë dhe se përdoruesit janë në gjendje të gjykojnë nëse dikush është një mundësi e mirë në bazë të asaj që poston.
Me këtë rast CEO e X, Linda Jacarino, pyeti me shaka, “Pra, X Dating është afër dhe po na pret?”, me Musk që u përgjigj: “Po. Tashmë disa gjëra po ndodhin në një farë mase. Por unë mendoj se mund të përmirësojmë situatën për takime”./Katror.info