Sonte në Prishtinë u ndezën dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore.
Kryetari I Prishtinës Përparim Rama në një intervistë për televizionin publik tha se restaurimi ka qenë i nevojshëm për t’ia kthyer “shpirtin origjinal pjesës së vjetër të kryeqytetit.”

Sahat Kulla do të jetë e hapur për qytetarët dhe turistët dhe mund të përdoret si monument ku do të shënohen data të rëndësishme.
“Pasi që tetori është muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit Sahat Kulla e ka ngjyrën rozë gjatë, kohës tjetër do ta mbajë ngjyrën e kaltër të Prishtinës, gjatë festës së flamurit do ta ketë ngjyrën e kuqe”, tha Rama.

Restaurimi pesë mujor është kryer në bashkëfinancim mes Komunës së Prishtinës që ka dhënë 70 mijë Euro dhe BE-së me 40 mijë euro. Projekti është menaxhuar nga UNDP. /katror.info
Përgatiti:
