Edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, nis të mërkurën, më 02.10.2024 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Gjatë këtij edicioni, sipas organizatorëve, do të ketë promovim librash, shfaqje e program muzikor për fëmijë.
“Programi kulturor i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë zhvillohet në bashkëpunim me ‘Dokufest’, Teatri ‘Dodona’, ‘Bonevet’, ‘Terre des hommes’, SOS Fshatrat, Galeria Kombëtare e Kosovës, ShFMU “Prenk Jakova”, ‘Toka’, ‘Yoga me Dodona’, J Coders, Kosova Makers League, etj.”- thuhet në njoftimin e ETEA, njëra nga organizatorët e këtij aktivitete për fëmijë.
Ndërsa, prezent gjatë këtij aktiviteti do të jenë shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë organizohet nga ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë.
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë do të zgjasë deri më 06.10.2024. /Katror.info
Përgatiti:
