Konsumatorët në mbarë botën shpenzuan 171 miliardë dollarë për aplikacione në vitin 2023, një rritje modeste prej 3% nga viti 2022, treguan të dhënat nga data.ai me bazë në San Francisko.
Numri i shkarkimeve të aplikacioneve vitin e kaluar ishte 257 miliardë, që është vetëm një për qind më shumë se në vitin 2022, raporton Tech Crunch.
Përdoruesit shpenzojnë më së shumti për video lojërat celulare, por Tiktok ka nxitur shpenzimet për lloje të tjera aplikacionesh me 11 përqind në 64 miliardë dollarë në 2023.

Vitin e kaluar, konsumatorët shkarkuan Tiktok më së shumti dhe shpenzuan më shumë para për të, por më së shumti kohë kaluan në aplikacionin Facebook.
Video-loja më e njohur celulare për nga numri i shkarkimeve ishte Subway Surfers, ndërsa përdoruesit shpenzuan më shumë kohë duke luajtur Candy Crush Saga./Katror.info