Aktori Sam Worthington së fundmi prezantoi filmin e tij të ri të quajtur Lift në Nju Jork, dhe përveç atij filmi, gazetarët e pyetën edhe për pjesën e tretë të ardhshme të Avatarit të njohur.
Kur u pyet për të komentuar filmin e tretë, Worthington tha se xhirimet janë gati të fillojnë. “Ne do të kthehemi në punë pas një muaji dhe do të jetë i madh”, tha aktori, duke shtuar se filmi është “më i fuqishëm nga sa mund ta imagjinoni”, shkruan People.
Pjesa e dytë e Avatar: The Way of Water u shfaq në kinema në vitin 2022 dhe kënaqi miliona shikues në mbarë botën. Përveç Sam Worthington në rolin e Jake Sully dhe Zoe Saldaña si Neytiri, bëhet e ditur se në vazhdimin e tretë do të marrë pjesë edhe Kate Winslet në rolin e Ronalit./Katror.info