katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Masat e policisë gjatë Sunny Hill Festival
    10 hours ago
    Sonte mbahet ngjarja e leximit feminist mbi historinë e histerisë dhe trupin e gruas
    12 hours ago
    OEK pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale
    13 hours ago
    Ardhja e mërgimtarëve – Të dhënat e fundit nga pikat kufitare për hyrjet në Kosovë
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Presidentja i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës
    6 hours ago
    Ambasada amerikane: Krenarë që mbështetëm lansimin e Apple Pay në Kosovë
    13 hours ago
    Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë
    13 hours ago
    “Krejt e thirrin Rexhën” me premierë në Kroaci – pjesë e Brač Film Festival
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Anita Rachvelishvili – një nga zërat më të mëdhenj të operës botërore në RLIOF
    15 hours ago
    Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner shijojnë jetën e natës në Prishtinë
    18 hours ago
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    2 days ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    4 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    4 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    6 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    2 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    5 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    20 hours ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    6 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    7 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “New Generation” në gjurmim të zërave të rinj fuqizon skenën e operës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“New Generation” në gjurmim të zërave të rinj fuqizon skenën e operës

Last updated: 31/07/2025 9:56 AM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Emra të dëshmuar botërorë në koncerte që sjellin tisin e skenave të mëdha, është vetëm njëra anë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”. Nxjerrja në pah e zërave të rinj, tashmë është shndërruar jo vetëm në traditë por edhe në mision. Sivjet, maestroja Ramon Vargas ka udhëhequr “Masterclassin” i cili ka kulmuar me koncertin “New Generation”. “Mendoj është shumë e rëndësishme mbajtja e një koncerti të këtillë dhe e një ngjarjeje të tillë, sepse kjo i shtyn të rinjtë”, ka thënë tenori meksikan

Puna njëjavore e solistëve të rinj me maestron Ramon Vargas është prezantuar në ambientet e Fakultetit të Arteve në Prishtinë me koncertin “New Generation” që tashmë është traditë në kuadër të RLIOF-it. Ai ka punuar me këta solistë për një javë dhe i ka udhëzuar e iu ka prirë në zhvillimin e interpretimeve të veprave më prominente të operave botërore, në kuadër të punëve të “Masterclassit”, i cili tashmë zhvillohet çdo vit, për t’iu ofruar të rinjve hapësirë ta tregojnë veten. 

Ky është vetëm koncerti i radhës gjatë maratonës së netëve të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” (RLIOF). Puna e palodhshme është shpërblyer me kulmimin e kësaj nate të martën mbrëma  kur në sallë janë mbledhur plot artdashës për t’i përcjellë performancat e tyre.

Mundesh me e lexu edhe…

Aroma e shtëpisë/ Si ndikon në humorin tonë pa e kuptuar?

Mes solistëve të rinj, gati gjysma kanë qenë të huaj, disa prej tyre që kanë punuar edhe më herët me maestron. Disa të tjerë nuk ndodhen në këtë koncert për herë të parë. E tenorit Ramon Vargas i shkëlqente fytyra teksa i përcillte performancat e secilit prej “studentëve” të tij. Ulur ngjitur me Rame Lahajn, ai rrallë këmbente ndonjë fjalë, e pas secilës performancë nuk mungonin duartrokitjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj se është një përvojë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur që marr pjesë, uroj që ky festival të rritet gjithnjë e më shumë, e sidomos për shkak të idesë për t’i përfshirë gjeneratat e reja, është shumë me rëndësi. Mendoj se po ndryshon jeta kulturore e Kosovës me këtë festival dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesëmarrje”, ka thënë tenori Vargas.

Për më shumë se një orë, salla relativisht e vogël në Departamentin e Muzikës jehonte me zërat e fuqishëm operistikë të të rinjve, me pjesët që solistët vetë i kishin zgjedhur t’i performojnë. Gjithë ky repertor i gjerë, me këngë solo e me dyshe operistike, shpesh kombinime të zërave, por nganjëherë edhe kontrast i madh mes tyre, me qëllim që të krijohet një harmoni e dyfishtë.

Fromba Krasniqi e ka hapur natën me interpretimin e aries “O mio babbino caro” nga opera e famshme komike e kompozitorit italian Giacomo Puccini, “Gianni Schicchi”. Me zërin e saj plot ngjyra, nën tingujt e pianos, në të cilën ka luajtur pianistja amerikane Jess Rucinski, ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve, e publiku nuk i ka kursyer duartrokitjet në fund të performancës.

Njëra e lëshonte skenën e nisej drejt korridorit të ngushtë mes ulëseve brenda sallës, e tjetra që nisej për të dalë në skenë ia prekte lehtë supet në pranëkalim. Kështu Elvira Mazhiqi e nisi performancën e saj, teksa ka interpretuar pjesën “Una voce poco fa” nga opera “Il barbiere di Siviglia” e  kompozitorit Gioachino Rossini. Për të nuk është hera e parë që është pjesë e këtij festivali, me “Masterclass” ka ushtruar edhe para këtij edicioni, teksa ka treguar se ka mësuar plot gjëra të reja nga mjeshtri i muzikës operistike, me të cilin kanë punuar tërë javën që shkoi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo është hera ime e dytë që vij në këtë ‘Masterclass’ dhe në këtë festival, këtë herë ka qenë një prej më të mrekullueshmëve, e kemi pasur një eksperiencë shumë të mrekullueshme me maestron, kemi mësuar gjëra të tjera, të cilat neve do të na ndihmojnë gjatë gjithë jetës sonë, kështu që një falënderim shumë të madh festivalit dhe të gjithë organizatorëve, sepse kjo është një mundësi shumë e mirë për solokëngëtarët në Kosovë edhe përtej”, ka thënë solistja Mazhiqi për KOHËN në fund të koncertit.

Sipas saj, të ndenjurit një javë me njerëzit e njëjtë gjatë një klase sa të rëndësishme, aq edhe zbavitëse, sigurisht se mbjell shoqëri të reja, me shqiptarë e me të huaj, duke dhënë mundësinë që të këmbejnë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe të ndajnë mendimet e tyre për kulturat e njëri-tjetrit.

“Gjithmonë është një eksperiencë e bukur të takohemi dhe të njihemi edhe me kultura të tjera, kështu që për mua është një eksperiencë shumë e mirë edhe t’i ndajmë kulturat tona e t’i ndajmë të gjitha ato eksperiencat tona në skenë edhe të gjitha ato frikërat që i kemi, emocionet që i kemi, kjo na ndihmon që ne të mësojmë edhe prej të tjerëve”, ka shtuar ajo.

E radhës ka kënduar Markela Jakaj. Ka interpretuar arien “Depuis hier je cherche en vain mon maître” nga opera “Roméo et Juliette” e kompozitorit Charles Gounod. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Maestro Ramon Vargas ka treguar se ka kaluar shumë mirë me të gjithë ata dhe se ndihet i lumtur që më në fund po kulmon me këtë koncert puna njëjavore.

“Them se janë shumë të mirë, mënyra se si i kapin informacionet për një periudhë aq të shkurtër është shumë me rëndësi, dhe jam i sigurt se ata do të përfitojnë prej kësaj, e jam shumë i lumtur për këtë gjë”, ka treguar ai.

Sipas tij, nuk është e lehtë të shohësh tek performojnë të mentoruarit, me të cilët ka punuar.

“Isha më në ankth dhe më në siklet se ata, por ishte shumë ndjenjë e mirë, ndodh ndonjëherë edhe ajo, por realiteti është se si do të dalim para publikut, kemi punuar shumë që ta përçojmë edhe në audiencë atë punë, disa prej tyre ishin më mirë, disa ishin pak në ankth, ky është realiteti, por them se mësojmë prej këtyre përvojave. Mendoj është shumë e rëndësishme mbajtja e një koncerti të këtillë dhe e një ngjarjeje të tillë, sepse kjo i shtyn të rinjtë”, ka shtuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fiona Llapashtica ka qenë solistja tjetër që ka performuar para të pranishmëve pjesën “Ach, ich fuhl’s” nga opera e Mozartit, “Die Zauberflote”, e as ajo nuk është në këtë “Masterclass” për herë të parë. Ishte ngjitur në të njëjtin koncert edhe vitin e kaluar kur mbahej edicioni i katërt i festivalit “RLIOF”. 

“Ndoshta edhe ju e dini që edhe vitin e kaluar kam qenë pjesëmarrëse e ‘Masterclassit’, edhe kësaj here ka qenë me të vërtetë eksperiencë shumë, shumë e mirë. Edhe maestro Vargas është një këngëtar që ka shumë eksperiencë dhe e ka mënyrën të na japë edhe neve eksperiencë dhe një pjesë të eksperiencës edhe të na mësojë, domethënë ishte me të vërtetë super”, ka rrëfyer ajo për KOHËN.

Pas interpretimit të saj skena u është lëshuar solistëve të huaj, të cilët ishin pak më të shumtë në numër. Kanë krijuar një perfeksion harmonish me interpretimet në dyshe.

Solistja Valeria Beliman e ka interpretuar këngën “Eccomi in lieta vesta / Oh! quante volte”, pjesë e operës “I Capuleti e i Montecchi” nga Vincenzo Bellini. Solistja aziatike Sory Kim ka interpretuar në dyshe operistike me solisten Laura Avila, të cilat kanë përzgjedhur pjesën “Sull’aria” nga Mozarti. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I vetmi zë mashkullor që ishte pjesë e këtij koncerti ka qenë Luis Hernandez-Luque, i cili ka interpretuar pjesën “Ah! Mes amis… Pour mon ame” nga kompozitori Donizetti. Për këtë koncert, ai është shprehur se ndihet i kënaqur me performancat.

“Koncerti i kësaj nate ishte shumë i këndshëm, sepse patëm mundësinë të këndojmë gjithë atë repertor, me të cilin kemi punuar deri tani në këtë ‘Masterclass’. Normalisht, ishim në siklet, për shkak se sigurisht na duhet kohë për t’i mësuar të gjitha shkathtësitë teknike që na jep maestroja për një javë, andaj ne me patjetër duhej të kontrollonim nervat, të mendojmë se na ka thënë ‘bëje këtë, bëje atë; mos e bëj këtë, mos e bëj atë’ dhe nganjëherë është pak e vështirë ta mbajmë atë energjinë dhe fokusin, por sonte ishte nata për t’u kënaqur”, ka thënë solisti Hernandez-Luque.

Laura Avila ka dalë sërish në skenë për ta përcjellë tek audienca melodinë e zërit të saj. Kësaj radhe ajo e ka performuar arien “Heia, heia, in den Bergen ist mein Heimatland” nga opera “Die Csardasfurstin” e kompozitorit Kalman. Interpretimi i pjesës “E strano… Ah, fors’e lui… Sempre libera”, pjesë e operës së famshme “La traviata” të Verdit e ka risjellë në skenë solisten Sory Kim. Për përvojën e të mësuarit me tenorin, ajo ka shpjeguar se është ndier pak në siklet.

“Ta them të drejtën, kemi mësuar diçka në mënyrë kompakte për një javë, andaj ishte punë e vështirë, prej orës 10 deri në 7, të gjithë bashkë me maestron, në mot të nxehtë, u bëra merak pak, por siç edhe më doli: shumë lumturi dhe kam kënaqësinë të jem këtu. Në skenë ndihesha në siklet për teknikën, por Ramon, ai na këqyrte me një buzëqeshje të ngrohtë, na mbështet të gjithëve andaj jam shumë e kënaqur dhe e lumtur”, ka thënë Kim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Teksa performonte Valeria Beliman, prej hyrjes së sallës ka filluar të këndojë edhe Luis Hernandez-Luque dhe kjo siç duket i ka zënë në befasi të pranishmit. Kanë kthyer kokën shumë prej tyre, e duartrokitjet s’kishin të ndalur. Kanë kënduar “Caro elisir sei mio… Esulti pur la barbara” nga opera “Elisir d’amore” e Gaetano Donizettit. Në fund të koncertit, ai ka treguar se me maestron Vargas ka punuar edhe më herët në Vjenë, e “përvojë të paharrueshme” i ka quajtur gjithë këto ditë në Prishtinë.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij festivali, e këtij ‘Masterclassi’, sepse më ofrohet mundësia të punoj sërish me maestron Ramon Vargas, i cili është prej tenorëve më të rëndësishëm të shekullit, është një legjendë dhe kam qenë shumë me fat që kam pasur mundësinë të punoj me të në Vjenë, ndërkaq tani, ta kemi Ramon Vargasin për një javë në këtë festival madhështor e në këtë qytet të bukur, është një përvojë e paharrueshme për mua”, ka thënë Hernandez-Luque për KOHËN.

Krejt e fundit ka kënduar Georgia Artemis arien “Casta Diva” të operës “Norma” nga Bellini, me të është mbyllur edhe ky koncert. 

Në vazhdën e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”, të mërkurën mbrëma skena i ka takuar “Ensemble Evening” e më 2 gusht festivali do të kulmojë me gala mbrëmjen “Rame Lahaj and Friends” në sheshin “Skënderbeu”./Koha.net/Katror.info

TAGGED:ArtiEdukimemocionFestivalgjenerata e reharmoniinterpretimKoncertkulturelajme të miramasterclassmuzikeoperaPerformancePrishtineRame LahajRamón VargasRLIOFScenëSolistëtenortophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Prishtina kërkon avancimin në kohën e rregullt, Larne në penallti
Artikulli i ardhshëm Një përqafim kundër stresit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Presidentja i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës

11 Shikime
Lajme të mira

Ambasada amerikane: Krenarë që mbështetëm lansimin e Apple Pay në Kosovë

18 Shikime
Lajme të mira

Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?