Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re peshkaqeni fantazmë që jeton në ujërat e thella të oqeanit pranë Australisë dhe Zelandës së Re.
Peshkaqeni Australasian “Harriotta avia”, u gjet në Chatham Rise, një zonë e thellësisë së oqeanit përballë bregut lindor të Ishullit të Jugut të Zelandës së Re, nga kërkuesit e Institutit Kombëtar të Ujit dhe Atmosferës (NIWA).
Shkencëtarët kishin besuar më parë se peshkaqeni fantazmë ishte pjesë e një specie të vetme globale, por zbuluan ndryshime gjenetike dhe morfologjike.
Ky peshkaqen është një kafshë e ujërave të thella dhe ka një strukturë skeletore.

Peshkaqeni fantazmë është i njohur për strukturën e saj unike dhe ngjyrën kafe çokollatë, shkruan CNN, përcjell Katror. Brit Finucci, një shkencëtare e peshkimit në NIWA, tha se emri i ri i specieve i është dedikuar gjyshes së saj.
“Avia do të thotë gjyshe në latinisht; doja të bëja një nderim për të, pasi ajo më mbështeti me krenari gjatë karrierës sime si shkencëtare,” shpjegoi Finucci.
Ky zbulim është emocionues, pasi peshkaqenët fantazmë jetojnë në thellësi deri në 2,600 metra, duke i bërë ata të vështirë për t’u studiuar./Katror.info