Xhudistja jonë, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Baku në Azerbajxhan.
Në repeisazh, Nora arriti ta mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ kundërshtaren belge, Mina Libeer.
Kampionia olimpike e fitoi të bronztën, pas të argjendtës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Xhudistja pejane këtë herë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbejxhanit./Katror.info
