Të enjten, Ambasada Amerikane në Kosovë njoftoi se është hapur aplikimi për programin TechGrils 2023, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Programi Tech Girls 2023, është program i departamentit të shtetit Amerikan që mbështetë vajzat dhe gratë lidere kudo në botë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), duke iu ofruar atyre qasje dhe mundësi në trajnime e punëtori për t’i avancuar shkathësitë e tyre në këto fusha.
TechGirls është një program ndërkombëtar shkëmbimi veror i krijuar për t’i fuqizuar dhe frymëzuar gratë e reja nga e gjithë bota për të ndjekur karrierën në shkencë dhe teknologji.
Në vitin 2023, programi do të mbështesë 111 gra të reja nga 35 vende/territore pjesëmarrëse dhe 15 bashkëmoshatare amerikane në një përvojë dinamike katër javore me seli në ShBA me një program mentorimi 7-mujor (përfshirë para dhe pas shkëmbimit)./Katror.info