Sipas mjekëve, thinja e flokëve nuk është gjithmonë shenjë e plakjes, andaj kjo dukuri mund edhe të parandalohet.
Nëse vëreni thinjat e para, mund të jetë shenjë se ju mungon ndonjë vitaminë.
Sapo vëmë re thinjat e para, i lidhim menjëherë me moshën dhe plakjen. Me siguri keni dëgjuar se flokët mund të jenë gri për shkak të një sasie të madhe stresi, gjë që është e vërtetë.
Megjithatë, flokët e thinjura mund të shfaqen edhe si pasojë e reduktimit të pigmentit, ndërsa flokët tërësisht të bardhë nuk përmbajnë pigment.
Profesori i dermatologjisë Gary Godenberg shpjegon se çfarë ndodh me flokët kur ato janë të thinjura, transmeton Telegrafi.

“Ka vetëm dy lloje të pigmentit në flokë: të errët (eumelanin) dhe të shndritshme (feomelanin). Gjëja e parë që duhet të dini është se flokët thinjen për shkak të mungesës së melaninës, pigmentet në folikulat e flokëve mirëpo edhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm dhe nëse prindërit tuaj u thinjën herët, mbase edhe ju. Nëse askush në familjen tuaj nuk është thinjur herët, është e mundur që flokët tuaj të jenë thinjur për arsye të veçanta”, zbuloi ai.

Arsyeja e parë është mungesa e vitaminës B12. Nëse vëreni se flokët po thinjen, duhet të kontrolloni nivelin e kësaj vitamine përmes një analize laboratorike. Vitamina B12 rrit prodhimin e kolagjenit në trup, gjë që përmirëson shëndetin e flokëve. /Katror.info
Përgatiti:
