katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përdorimi i teknologjisë mund të ulë rrezikun nga demenca
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Përdorimi i teknologjisë mund të ulë rrezikun nga demenca

Last updated: 15/04/2025 6:38 PM
113 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Përdorimi i teknologjisë mund të ulë rrezikun nga demenca

Një studim i ri sugjeron se teknologjia mund të ndihmojë trurin gjatë plakjes, duke e ulur rrezikun për demencë. Studiues nga dy universitete në Teksas kanë analizuar 57 studime me mbi 411,000 të moshuar dhe kanë zbuluar se përdorimi i teknologjisë lidhej me 42% rrezik më të ulët për dobësim kognitiv, përfshirë demencën dhe çrregullimet e kujtesës, raporton CNN.

Teknologjia e analizuar përfshinte kompjuterë, telefona të mençur, email, internet, rrjete sociale apo një kombinim të tyre.

“Truri që është aktiv në rini dhe në moshë të mesme është tru më rezistent në pleqëri”, ka thënë doktori Amit Sachdev nga Universiteti Shtetëror i Michiganit, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Studimi, i publikuar në revistën Nature Human Behavior, sfidon teorinë e ashtuquajtur “demenca dixhitale” që pretendon se teknologjia mund të dëmtojë kujtesën dhe funksionin mendor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas autorëve, ky është një ndër studimet më të plota të fushës në 20 vjetët e fundit dhe nuk ka gjetur asnjë provë që teknologjia rrit rrezikun për demencë. Madje, edhe pas marrjes parasysh të faktorëve si arsimi, të ardhurat dhe stili i jetesës, lidhja mes teknologjisë dhe shëndetit të trurit mbeti e fortë.

“Ky është një nga ato rastet e rralla ku asnjë studim nuk raportoi ndonjë rrezik të shtuar për aftësitë mendore nga përdorimi i teknologjisë”, ka thënë bashkëautori i studimit, doktori, Michael Scullin nga Universiteti Baylor.

A është kjo një arsye për të përdorur teknologjinë pa kufi?

Por, a është kjo një arsye për të përdorur teknologjinë pa ndonjë kufi. Jo domosdoshmërisht. Studiuesit kanë theksuar se nuk bëhet fjalë për përdorim të pakontrolluar, por për përdorim të matur dhe të qëllimshëm, që përfshin lidhje sociale, kreativitet dhe stimulim intelektual.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk po themi që të kalosh orë të tëra duke bërë ‘scroll’ pa mendim është e dobishme. Por brezi që krijoi internetin ka gjetur mënyra për të marrë përfitime të mirëfillta për trurin nga këto mjete”, ka thënë doktori Jared Benge nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Megjithatë, autorët pranojnë se mungojnë të dhëna të detajuara për si dhe sa përdorej teknologjia. Kjo e bën të vështirë përcaktimin e dallimit mes përdorimit të shëndetshëm dhe atij të dëmshëm.

“Ekspozimi ndaj teknologjisë është i madh dhe e bën të vështirë të dallosh efektet individuale”, ka thënë Sachdev.

Teoria e “rezervës njohëse”, një shpjegim i mundshëm

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimi mbështet teorinë e “rezervës njohëse”, që thotë se angazhimi mendor në detyra të ndërlikuara (si përdorimi i teknologjisë) ndihmon trurin të ruajë funksionet e tij më gjatë, edhe kur ai plaket natyrshëm.

“Përdorimi i teknologjisë mund të na ndihmojë të jemi më të lidhur socialisht dhe vetmia është një faktor rreziku për demencën”, ka shtuar Sachdev.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse përdorimi i teknologjisë nxit funksionin mendor, apo nëse personat me tru më të shëndetshëm janë thjesht më të aftë për të përdorur teknologjinë.

Çfarë mund të mësojmë nga ky studim?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet të jetë produktive në ndonjë mënyrë. Argëtimi është i pranueshëm, por nëse ndjeni dhimbje qafe apo sysh nga ekrani, është koha të bëni një pushim”, ka thënë Sachdev.

Sipas Schullin, lajm i mirë është se edhe të moshuarit me probleme të lehta të kujtesës mund të mësojnë t’i përdorin pajisjet teknologjike.

“Vështirësitë gjatë mësimit janë pjesë e stimulimit mendor, që mund të jetë i dobishëm për trurin”, ka përfunduar ai. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Dementiakuriozitetshendeti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj
Artikulli i ardhshëm Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në Shitjen e Aseteve në Likudim – 71

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

A duhet të përdorim AI për këshilla mjekësore?

51 Shikime
Kuriozitet

Medaljet olimpike këtë vit vlejnë më shumë se kurrë

29 Shikime
Life Style

Cilin gjalpë arrash rekomandojnë dietologët si më të shëndetshmin?

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?