Fibrat në portokaj mund të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojnë kolesterolin e lartë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
Portokalli përmban rreth 55 miligramë kalcium, ose 6% të nevojave ditore të organizmit. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për forcimin e eshtrave dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.
Portokajtë përbëhen prej karbohidrateve dhe ujit, kanë pak proteinë e yndyra dhe kanë relativisht pak kalori.
Janë të mirë për organet tretëse pasi përmbajnë shumë fibra.
Fibrat gjithashtu i bëjnë mirë shëndetit në përgjithësi duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrës së trashë dhe mbipesha.
Portokajtë përmbajnë shumë vitaminë C, folate, kalcium vitaminë B1, etj.
E gjithë familja e citronave (portokalli, domatja, limoni, etj) përmban antioksidantë karotenoidë, të cilët ndikojnë edhe në ngjyrat e tyre të ndezura portokalli, e kuqe dhe e verdhë, ka raportuar HealthLine.
Një studim që është bërë më parë zbuloi se pirja e lëngut të freskët të portokallit ndihmon në rritjen e niveleve të karotenoidëve të lëkurës, të cilat janë tregues të mirë për vlerat ushqyese të organizmit.
Konsumimi i rregullt i frutave, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe komponime antioksiduese, mund të ndihmojë sistemin imunitar.
Ekspertët rekomandojnë që të konsumohen gjatë sezonit pasi që janë të freskëta.
Fruta që mund ta ulë rrezikun e depresionit
Ndërkohë një studim i publikuar në revistën “BMC Microbiome” ka gjetur se konsumimi i frutave të familjes së agrumeve apo citroneve mund ta ulë rrezikun e depresionit për rreth 20 për qind. Kjo lidhje nuk u gjet te frutat ose perimet e tjera, por ishte specifike për agrumet si portokalli dhe grejpfruti.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se depresioni është një gjendje komplekse në të cilën ndikojnë shumë faktorë.
“Nuk mund të themi se ngrënia e një portokalli do të ndryshojë menjëherë shëndetin tuaj mendor”, kanë shkruar studiuesit, por ky zbulim mund të ndihmojë në parandalimin e tij.
Çfarë tregoi studimi?
Studiuesit analizuan të dhënat e 32,500 grave pjesëmarrëse në studimin “Nurses’ Health Study 2”, si dhe mbi 300 burra. Studimi kryhet nga ekspertë të shkollës publike të Harvardit. Për të kuptuar më mirë efektet e dietës, ata morën edhe mostra fekale për të studiuar mikrobiomën e zorrëve të pjesëmarrësve.
Ata gjetën se njerëzit që konsumonin agrume çdo ditë kishin më shumë baktere Faecalibacterium prausnitzii (F. prausnitzii) në zorrët e tyre – bakter që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe që u zbulua të jetë më i pranishëm tek ata që nuk vuanin nga depresioni.
“Ky studim thekson rëndësinë e dietës në parandalimin e depresionit dhe ofron një shpjegim të mundshëm për mënyrën se si mikrobioma e zorrëve ndikon në shëndetin mendor”, shkruajnë studiuesit. /Koha/Katror.info
















