Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Papa Françeskut.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, bëri të ditur se presidentja Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papës.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, tha ai./Katror.info