Klubi i Pingpongut Priping pas suksesit te jashtëzakonshem të turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2023, ka vendosur të vazhdojë edhe këtë vit me organizimin e këtij turneu, njofton Priping.
Ky klub ka publikuar datat e Prishtina Open 2024, i cili do të mbahet me 7, 8 dhe 9 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Klubi njofton se këtë vit pritet të ketë pjesëmarrje edhe më te madhe se viti i kaluar duke pasur parasysh që do të rritet numri i kategorive, ku do t’iu jepet hapësirë edhe gjeneratave të reja të garojnë në turneun më të madh të pingpongut në rajon.
Prishtina Open 2024 do të organizohet në kuader të festimeve për Diten e Çlirimit të Prishtinës dhe pritet të ketë pjesëmarrje nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Për fituesit e këtij turneu pritet të ketë shpërblime monetare mbi 6000 euro./Katror.info