Boksierja jonë, Donjeta Sadiku nuk ka të ndalur në turneun kualifikues botëror të boksit, për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku është kualifikuar në finale të turneut kualifikues botëror të boksit për LO Paris 2024, raporton KosovaPress.
Sadiku e mposhti sot boksieren greke, Christina Linardatou.
Tani, Donjetës i duhen edhe dy fitore për ta siguruar “vizën” për Lojërat Olimpike Paris 2024./Katror.info