Pas një edicioni të suksesshëm, “Prishtina Music Conference” rikthehet prapë në kino “Armata” më 4 dhe 5 nëntor.
Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacionalë si George Perot, themelues i “Athens Music Week” dhe organizatave tjera në industrinë muzikore, si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe businesswoman e shquar në industrinë muzikore globale, duke përfshirë, përveç tregut evropian, edhe atë kinez dhe amerikan.
Të lajmëruar si pjesëmarrës janë edhe Berna Caka, moderatore e njohur e radios në Kosovë si dhe artisti i njohur shqiptar Genc Salihu.
Prishtina Music Conference në ditët në vijim do të vazhdojë të njoftojë për artistët dhe figurat e industrisë të cilët do t’i bashkangjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë e rajon.
Biletat për këtë edicion mund ti gjeni këtu.