katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    4 hours ago
    Osmani: Detyrë kushtetuese t’i evitojmë zgjedhjet e reja
    5 hours ago
    MKRS mbështet Festivalin e Këngës
    5 hours ago
    Përfundon takimin me liderët politikë, nuk ka shumicë parlamentare për qeveri të re
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    8 hours ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    9 hours ago
    Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026
    9 hours ago
    Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    5 hours ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    1 day ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    2 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    7 hours ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    1 day ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    1 day ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?

Last updated: 31/10/2025 1:13 PM
8 Shikime
Shpërndaje
Foto: REL

Koalicionet mes partive politike në nivelin lokal kanë ndodhur edhe në të kaluarën, e po ndodhin edhe tash.

Contents
Mospajtimet e qendrave partiake për koalicionetÇfarë i ul tensionet partiake?

Për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arritën koalicion në Vushtrri. LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bënë koalicion në Fushë-Kosovë. LVV-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhën koalicion në Fushë-Kosovë, Prizren e Junik.

Në parim, nuk do të duhej të ishte problem që partitë bashkëpunojnë. Bile, kjo linjë do të duhej të ndiqej edhe në nivelin qendror.

Mundesh me e lexu edhe…

Por, këtë herë, larg duartrokitjeve, koalicionet për balotazh po priten me befasi, po gjykohen dhe po dënohen – me raste edhe nga vetë liderët partiakë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Visar Ymerin, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, situata është e qartë: dinamikat politike janë të ndryshme mes nivelit qendror dhe atij lokal, mirëpo koalicionet aktuale janë vështirë të kuptueshme, për shkak se polarizimet në nivel qendror janë shumë të mëdha.

“Në njërën anë ka parti, të cilat LVV-ja thotë se janë bashkëpunëtore të [Millan] Radoiçiqit e kështu me radhë, dhe në anën tjetër i kemi partitë e ish-opozitës, siç është shembull AAK-ja, që thotë se puna e kryeministrit [në detyrë, Albin] Kurti ka qenë në interes të Serbisë dhe Rusisë. Atëherë si është e mundshme që këto akuza të përafrohen dhe të urëzohen në këtë mënyrë në nivel lokal? Kjo e bën të pakuptimtë”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë (REL).

Për njohësin tjetër të çështjeve politike, Agon Maliqi, këto koalicione, që po bëhen kryesisht në komuna të vogla, nuk tregojnë për ndonjë trend. Sipas tij, partitë detyrohen të bëjnë kompromise që ua dikton realiteti, që të mos ketë acarime brenda degëve.

“Ka prijës lokalë që kanë prioritete tjera prej nivelit qendror, dhe ata mendojnë ndryshe, ndërsa niveli qendror është shpesh në pozitë që, nëse ua prish qejfin, le të themi, rrezikon ta humbë gjithë degën, ajo të shkrihet në një parti tjetër”, thotë Maliqi për REL-in.

Mospajtimet e qendrave partiake për koalicionet

Lajmet për koalicionet nuk u pranuan lehtë nga qendrat e disa partive.

Shembull, vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, doli kundër marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së në Vushtrri.

“Reagimi i selisë më shumë ka pasur të bëjë me mënyrën se si u shpall koalicioni, me prezencën e Kurtit aty, që e krijoi një efekt nacional. U perceptua prej LDK-së si poshtëruese, apo si presion i LVV-së ndaj LDK-së për negociatat që mund t’i kenë pasur për nivelin qendror”, vlerëson Maliqi.

Edhe Time Kadrijaj nga AAK-ja tha publikisht se për koalicionet me LVV-në nuk ka qenë në dijeni selia, dhe i ka dënuar ato.

Partitë nuk ishin të qasshme kur REL-i provoi të merrte nga një koment prej tyre.

Ymeri beson se ndonëse asnjëra parti politike nuk duket se ka autonomi të plotë në degët e veta, kryetarët e degëve duhet t’i kenë parasysh interesat e gjithë partisë.

“Degët e partive politike nuk duhet të harrojnë se janë pjesë e një partie politike, e cila nuk e ka në këndvështrim vetëm njërën prej komunave, por tërë të ardhmen e partisë”.

Sipas tij, jo rrallëherë këto koalicione lidhen për interesa personale, për ndarje të pushtetit në nivel lokal, i cili jo domosdo e ka interesin e qytetarit si synim të parë.

Për Ismet Kryeziun, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, partitë nuk mund ta ndajnë me thikë qeverisjen kombëtare nga ajo lokale.

“Cila është logjika politike nëse në nivelin kombëtar përçahen, armiqësohen dhe nxisin pothuaj përplasje civile, ndërsa në nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese ‘për të mirën e qytetarit’? Nuk mund t’i lësh qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e pastaj të thuash se në komuna po bashkëpunojmë për nevojat e tyre”, u shpreh ai në Facebook.

Balotazhi do të zhvillohet në 18 komuna. Tjerat i kanë zgjedhur kryetarët e vet qysh në rundin e parë, më 12 tetor.

Vëmendjen kryesore më 9 nëntor pritet ta marrin garat në Prishtinë (LDK – LVV), Prizren (PDK – LVV), dhe Mitrovicë të Jugut (LVV – PDK).

Çfarë i ul tensionet partiake?

Partia që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja, provoi ta formonte qeverinë e re të Kosovës më 26 tetor, por pa sukses.

Meqë edhe partitë tjera të mëdha shqiptare u deklaruan se nuk i kanë numrat për ta krijuar një shumicë, Kosova duket se i ka të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme.

Rruga prej shkurtit deri në fund të tetorit ishte e mbushur me akuza të panumërta dhe polarizime të skajshme.

Të shumtë janë ata që kanë dilema nëse procesi i ri eventual do të prodhonte rezultate të reja.

Për njohësit e çështjeve politike, çelësi qëndron te ndryshimi radikal në qasje.

“Rezultati mund të mos ndryshojë, por sjellja e partive politike duhet të ndryshojë, karshi nevojës urgjente që Republika e Kosovës e ka për të pasur institucione funksionale. Ne si qytetarë, duhet ta kuptojmë qartë që përgjegjësia bie mbi palët që e kanë pasur mundësinë dhe pushtetin më të madh”, vlerëson Ymeri./REL/Katror.info

TAGGED:koaliconetkomunatlajmetop4zgjedhjet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si ta shfrytëzoni ChatGPT në mënyrën e duhur?
Artikulli i ardhshëm Dita Botërore e Qyteteve 2025: “Qytete inteligjente të përqendruara te njerëzit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore

7 Shikime
Lajme

Osmani: Detyrë kushtetuese t’i evitojmë zgjedhjet e reja

6 Shikime
Lajme

MKRS mbështet Festivalin e Këngës

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?