katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    6 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    6 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    6 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    15 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    15 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    15 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    12 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    15 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse repi provokues i grupit NWA, u shndërrua në himn?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetPeople

Pse repi provokues i grupit NWA, u shndërrua në himn?

Last updated: 06/08/2024 1:40 PM
266 Shikime
Shpërndaje
Foto: Last.fm
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Pse repi provokues i grupit NWA, u shndërrua në himn?

“Tash do të jeni dëshmitarë të fuqisë së mësimeve të rrugës”, është vargu që hap këngën Straight Outta Compton [Drejtpërdrejt nga Komptoni], që është edhe titulli i albumit debutues të grupit NWA me miliona disqe të shitura. Me kohëzgjatjen prej një ore, albumi e përgatiti skenën për retorikën nxitëse dhe tingujt drithërues, duke përzier trimërinë, mizogjininë, homofobinë dhe mesazhin provokues që udhëtoi përtej qytetit të tyre të lindjes – Komptonit të Los Anxhelosit.

Fuck tha Police [Q… policinë] është kënga më eksplicite e protestës, e cila NWA-në e vuri në qendër të vëmendjes. Ulërima e zemërimit kundër brutalitetit policore dhe ndarjes racore, bëri që FBI-ja të ankohej te kompania e tyre diskografike se po inkurajohet dhuna dhe mosrespektimi i ligjit. Në një parodi për procedurat gjyqësore, reperi Dr Dre bëhet gjykatës dhe dëgjon shokët e grupit, Ice Cube, MC Ren dhe Eazy-E, teksa ata paraqisnin një rast të fortë për Prokurorinë e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit.

Ajo që pason është repi që përfshinte policinë që “mendon se e ka autoritetin për të vrarë pakicën”, policët të cilët supozojnë se të gjithë të rinjtë me ngjyrë “shesin narkotikë” dhe zyrtarët me ngjyrë të cilët janë po aq fajtorë për keqtrajtimin.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Për yllin që ishte anëtar i grupit, Ice Cube – i cili shkroi më shumë se gjysmën e teksteve të albumit – kjo ishte këngë e “fantazisë surreale” për hakmarrje. Gazetares së BBC-së të programit Late Show, Mary Harron, ai i tha: “Jam lodhur nga keqtrajtimet. U lodha duke i parë miqtë të cilët ktheheshin në shtëpi me plagë dhe me probleme të tjera, nga policia që i rrihte për çdo gjë dhe gjithçka, kështu që thashë: ‘Jo. Është koha për t’u hakmarrë; e kuptoni, është koha për t’u hakmarrë me këngë. Le t’i lëndojmë ndjenjat e tyre – diçka e tillë, e ke parasysh? Nuk mund ta bësh këtë fizikisht, por mund ta bëjmë këtë në disk’”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dr Dre, mjeshtri i produksionit i grupit, besonte se ata thjesht po raportonin për diçka që ishte atje dhe që ashiqare shihej. Në program ai tha: “E di ti se të gjithë e mendojnë të njëjtën gjë, por askush me të vërtetë nuk ka zemër ta thotë, dhe ne atë e kemi thënë. Të gjithë po thonë ‘q… policinë’, por askush nuk ia thotë këtë publikut, ndërsa ne këtë e bëmë”.

Kënga do të bëhet himn gjatë trazirave të Los Anxhelosit të vitit 1992, të shkaktuara nga lirimi nga gjyqi i katër policëve të bardhë të cilët e rrahën shoferin me ngjyrë, Rodney King, i cili ishte ndaluar për shpejtësi. Katër zyrtarët të cilët atë e tërhoqën zvarrë, e goditën më shumë se 50 herë me shkopinj, e shkelmuan dhe e qëlluan me armët e shokut elektrik. Sulmi u xhirua me videokamerë, nga një banor aty pranë. Ishte dëshmi e brutalitetit të policisë për të cilën komuniteti me ngjyrë ishte ankuar për dekada të tëra. Vluan tensionet e vazhdueshme racore dhe të pabarazisë ekonomike, duke çuar në ditë të tëra të plaçkitjeve dhe djegieve, me më shumë se 50 vdekje dhe një miliard dollarë dëme për qytetin.

Pothuajse tre dekada më vonë, në Minesotë, vdekja e George Floydit në vitin 2020, në duar të policëve, u filmua gjithashtu nga kalimtarët e rastit, por tashmë nga telefonat celularë. Protestat shpërthyen nëpër qytetet e gjithë ShBA-së dhe më vonë në mbarë globin nën flamurin Black Lives Matter [Vlen jeta e njeriut me ngjyrë]. Këtë herë, për dallim nga zemërimi i hapur i NWA-së, slogani i diskutueshëm Defund the Police [Kufizojini financat e Policisë] u bë pjesë e shtytjes së disa aktivistëve për ndryshim. Mbrojtësit e saj kërkuan që buxhetet e policisë të shkurtohen dhe që fondet të kalojnë në programet sociale për të shmangur konfrontimet e panevojshme dhe për të shëruar ndarjen racore.

Në atë kohë, artistët e njohur më parë si “grupi më i rrezikshëm në botë”, ishin aq të respektueshëm saqë u shndërruan në mit në Holivud, në filmin biografik të vitit 2015 – Straight Outta Compton. Një vit më vonë u futën te të Famshmit e Rokënrolit [Rock and Roll Hall of Fame] nga reperi Kendrick Lamar, i cili përfaqësonte një brez të ri të talenteve të hip-hopit të Komptonit. Lamari u tha pjesëmarrësve se NWA “dëshmoi te çdo fëmije në geto se mund të jesh i suksesshëm dhe të kesh zë”. Në një si jehonë të historisë, kënga e tij shpresëdhënëse e vitit 2015, Alright [Në rregull], do të bëhet himn e protestave për lëvizjen Black Lives Matter.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në janar të vitit 1990, kur u transmetua intervista e NWA-së, grupi ballafaqohej nga kritikat e këndvështrimeve të ndryshme. Tekstet e tilla si “kur mbaroj punë, do të ketë gjakderdhje të policëve në Los Anxhelos”, e zemëruan ndihmësdrejtorin e FBI-së, Milt Ahlerich, i cili e dërgoi ​​një letër te kompania diskografike e NWA-së, duke thënë se kënga “inkurajon dhunën dhe mosrespektimin e zbatuesve të ligjit”.

Të tjerët, tekstet e NWA-së i cilësuan si të pamatura dhe të papërgjegjshme – si autori i temave të hip-hopit në revistën Spin, Bönz Malone, i cili BBC-së i tha se teksa ata pretendonin se nuk e madhërojnë dhunën, “videot e tyre me armë, me makina të bukura dhe me zinxhirë të artë” e tregojnë një tjetër rrëfim. Jamie Foster Brown nga revista zbavitëse afrikano-amerikane Sister 2 Sister, i krahasoi ata me “kaubojt revolveristë “. Ajo i tha BBC-së: “Dua të them se ata nuk e kuptojnë peshën e vdekjes, dhimbjen e të shtënave të vërteta ndaj dikujt. Nuk mendoj se këtë e kuptojnë. Është punë serioze të kesh armë”.

Dr Dre i hodhi poshtë pretendimet se janë duke e romantizuar dhunën e bandave. “Nuk ka asgjë në incizimet tona, që nuk është reale; gjithçka që qëndron në incizimet tona, ajo ka ndodhur ose mund të ndodhë”, ka thënë ai. Eazy-E refuzoi të mbante qëndrim moral për skenarët e përshkruar në tekstet e tyre. Ai i tha BBC-së: “Nëse ti vendos të jesh bandit … mund të përfundosh i vdekur ose mund të përfundosh në burg. Nuk po të themi shko e bëje këtë. Nuk po të themi mos e bëjë. Nëse këtë e bën, kjo varet nga ti”.

Kritiku i Village Voice, Greg Tate, i tha BBC-së se kur e dëgjoi për herë të parë këngën Gangsta Gangsta të albumit Straight Outta Compton, dukej se ajo po e miraton krimin e zezakut mbi zezakun dhe të shtënat nga makinat. Me kalimin e kohës, tha ai, interpretimi i tij u zbut, “derisa i pashë me të vërtetë si dramatizim të realitetit të Komptonit”. Sipas Gregut, ekzistonte stereotipi se “hip-hopi del vetëm nga mjerimi, varfëria dhe degradimi”, por reperët më të njohur në atë kohë, përfshirë NWA-në, “dolën nga shtresa e mesme e zezë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ice Cube pranoi se historia e tij “nuk ishte edhe aq e tmerrshme, por unë kam parë gjëra të tmerrshme dhe kam dëgjuar gjëra të tmerrshme të cilat i kam futur në mendje”. Ai shtoi: “E ziej si tas me supë dhe derdhet me këto fjalë dhe zemërohem kur mendoj kaq shumë. Kështu që, kur ballafaqohem teksa bëj rep, më duket sikur thjesht jam i inatosur, i nervozuar”. Ai tha se mund të krijojë tekste vetëm nga këndvështrimi i tij si një i ri me ngjyrë: “E kupton ti, kur shkruaj dua që ti t’i mbyllësh sytë dhe ta paramendosh këtë duke ndodhur”.

Në kohën kur u transmetua intervista, Ice Cube sapo kishte njoftuar se do të largohej nga NWA për të nisur solo-karrierën. Tha se suksesi i tij, kohët e fundit kishte tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të policisë të cilët e ndaluan gjatë vozitjes dhe e urdhëruan të dilte nga makina.

“Pyesja veten nëse, po të isha në Beverli-Hills me një BMW dhe me një ngjyrë tjetër të lëkurës, a do të më pyesnin se në çfarë bande jam, se ku janë armët apo ku është droga? Duhet t’ia shtroni vetes këto pyetje atëherë kur të ndalin. Por, thjesht e kaloj gjithë këtë sepse u them se jam i ligjshëm. Mund ta kontrolloni makinën gjatë gjithë ditës. Nuk do të gjeni asgjë përveç disqeve të arta dhe të platinit”. /Katror.info

Nga: Greg McKevitt / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:black lives matterHimnkuriozitetmuzikaNWApeoplerepitop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Komuna e Prishtinës njofton për oraret e dezinsektimit hapësinor
Artikulli i ardhshëm Zbulohet pse ekzistojnë gjembat tek disa bimë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?