Komuna e Prishtinës ka njoftuar për hedhjen e larvicideve, ndërsa faza e katërt do të realizohet më datat 08.08.2024 dhe 09.08.2024, duke filluar nga ora 09:00 , sipas planit dinamik të operimit.
Ndërsa, dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e katërt për vitin 2024, do të fillojë më datën 09.08.2024-14.08.2024, nga ora 20:00.
Sipas njoftimit dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, ndërsa nëse do të ketë ndryshime të papritshme do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën komuna do të njoftojë. /Katror.info