katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    9 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse trupi juaj nuk po e përthith siç duhet hekurin?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetLife Style

Pse trupi juaj nuk po e përthith siç duhet hekurin?

Last updated: 02/12/2024 10:00 PM
103 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Pse trupi juaj nuk po e përthith siç duhet hekurin?

Mungesa e hekurit është një nga mangësitë ushqyese më të zakonshme dhe mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e trupit.

Shumë individë nuk janë të vetëdijshëm për këtë problem, pasi diagnostikimi kërkon analiza të veçanta dhe shpesh vëmendjen e mjekut. Gjetja e shkakut të mungesës së hekurit është më e ndërlikuar se sa duket në fillim, pasi mund të ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm.

Trupi ka nevojë për një sasi të mjaftueshme hekuri për të prodhuar hemoglobinën, një proteinë që transporton oksigjenin nëpërmjet qelizave të kuqe të gjakut.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Mungesa e hekurit ndikon drejtpërdrejt në nivelin e hemoglobinës dhe mund të çojë në anemi, me simptoma të tilla si lodhje, dobësi, marramendje dhe gulçim. Shumë njerëz mendojnë se mungesa e hekurit është thjesht rezultat i një diete të varfër në hekur, por në fakt, problemi mund të jetë më i ndërlikuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në disa raste, shkaku i mungesës nuk është marrja e pamjaftueshme e hekurit, por pamundësia e trupit për të përthithur atë në mënyrë efikase, shkruan Kris Demetja, për Top Albania Radio.

Ja disa faktorë që mund të ndikojnë në përthithjen e hekurit:

Sëmundja Celiake

Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun që prek zorrën e hollë dhe ndikon në përthithjen e ushqyesve, përfshirë hekurin. Kur individët me këtë sëmundje konsumojnë gluten, sistemi i tyre imunitar dëmton zorrën e hollë, duke ulur aftësinë për të absorbuar hekur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mjekët rekomandojnë një dietë pa gluten për menaxhimin e kësaj gjendjeje. Konsumimi i tepërt i kalciumit me ushqime të pasura me hekur Kalciumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme, por mund të ndërhyjë në përthithjen e hekurit.

Kur konsumohen ushqime të pasura me hekur, si mishi i viçit, së bashku me burime kalciumi, si djathi, mund të ndodhë një ulje e përthithjes së hekurit. Kështu, për ata që duan të rrisin nivelet e hekurit, është e rekomandueshme që të shmangin kombinimin e këtyre ushqimeve.

Konsumimi i kafesë dhe çajit

Kafja dhe çaji përmbajnë substanca të quajtura tanine, si dhe oksalate, që mund të pengojnë përthithjen e hekurit. Pavarësisht se këto pije janë të preferuara për shumë persona, është e rekomandueshme t’i konsumoni ato larg vakteve që përmbajnë ushqime të pasura me hekur, për të siguruar një përthithje më të mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rreziku te veganët dhe vegjetarianët

Veganët dhe vegjetarianët mund të kenë një rrezik më të madh për mungesë hekuri, pasi ata nuk konsumojnë burime shtazore hekuri që absorbohen më lehtë nga trupi. Për të kompensuar këtë, ata duhet të përfshijnë ushqime të pasura me hekur nga burime bimore dhe të përdorin strategji për të përmirësuar përthithjen e tij, si kombinimi me ushqime të pasura me vitaminë C.

Mungesa e hekurit është një problem që kërkon vëmendje të kujdesshme, dhe identifikimi i faktorëve që ndikojnë në përthithjen e tij është thelbësor për trajtimin e duhur. Personat që ndiejnë simptoma të tilla si lodhje apo dobësi duhet të konsultohen me mjekun për të kryer analizat e nevojshme dhe për të identifikuar shkakun e mundshëm. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:diagnostikimimungesa e hekuritpasojashëndetisimptoma

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Brenda tunelit nëntokësor në Finlandë ku askush nuk do të mund ta vizitojë për 100 mijë vjet!
Artikulli i ardhshëm Studim i ri: Pija që premton uljen e rrezikut nga Alzheimeri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

5 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

30 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

33 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?