Në formë shakaje, tifozët e Anglisë nxorën ide gazmore për të futur tinëz pijet alkoolike në ndeshjet e Kupës së Botës.
Katari, shteti nikoqir i Kampionatit Botëror, njoftoi ditë më parë se do të ndalojë shitjet e alkoolit në të gjitha stadiumet.
Lidhur me këtë, shakatë pushtuan rrjetet sociale mbi atë se si tifozët mund t’i futin tinëz pijet alkoolike në stadium.
Një nga to që u bë virale ishte edhe mbulimi i kanaçes së birrës me shtresë të Coca-Cola-s.

Një tjetër, ide ishte mbushja e një pakete hidratimi me pije alkoolike.
Një tifoz tjetër në formë shakaje sugjeroi që të mbushet një shalqi me vodka.
Siç raportohet, lokacioni i vetëm zyrtar i Kupës së Botës ku tifozët mund të pinë do të jetë Fan Festival në qendrën e qytetit të Doha-s – ku shitet vetëm pija Budweiser.
Alkooli nuk është ilegal në Katar, por të jesh i dehur në publik konsiderohet krim – dhe nuk ka tolerancë për pirjen e alkoolit në rrugë.