Japonia e quan historike fitoren ndaj Gjermanisë
Hajime Moriyasu, përzgjedhësi i japonezëve fitore historike e ka quajtur triumfin e Japonisë ndaj Gjermanisë në ndeshjen e zhvilluar te mërkurën. Përfaqësuesja e Gjermanisë është shtangur në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.
Japonia ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për ta mposhtur Gjermaninë, e cila ishte në epërsi pas pjesës së parë. Golin për Gjermaninë, e shënoi Ilkay Guendogan në minutën e 33-të nga penalltia. Me këtë gol edhe u zhbllokua rezultati i ndeshjes, përpara se Japonia të rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë.
Brenda tetë minutave, Japonia shënoi dy gola për ta siguruar fitoren në ndeshjen e parë të Botërorit. Fillimisht, në minutën e 75-të rezultati u barazua nga Ritsu Doan. Ndërkohë, fitoren e vulosi Takuma Asano në minutën e 83-të. Japonia fitoi 2-1 me Gjermaninë në grupin E të Kupës së Botës.
Spanja demolon Kosta-Rikën, shënon shtatë gola në ndeshjen e parë
Spanja e ka nisur furishëm Kupën e Botës, pasi në ndeshjen e parë të grupit ka shënuar fitore bindëse. Të mërkurën, Spanja triumfoi ndaj Kosta-Rikës me shifrat 7:0 në kuadër të Grupit E. Ekipi i trajnerit Luis Enrique ka shkëlqyer në këtë përballje duke dominuar tërësisht ndaj Kosta-Rikës, që nuk pati ndonjë
rast shënimi.
Kroacia në përballje me Marokun ndalet në barazim
Me fillim nga ora 11:00, sot Maroku është përballur me Kroacinë, ndeshje kjo që vlen për grupin F që është zhvilluar në stadiumin “Al Bayt. Asnjëra prej skuadrave nuk patën ndonjë rast të mirë shënimi dhe rezultati përfundoi me 0:0. Kroacia nuk arriti të shënojë gol për ta fituar ndeshjen e parë në turneun e Katarit. Prej shtatë tentimeve që i pati, vetëm dy ishin në kornizën e portës.
Belgjika fiton ndaj Kanadasë
Përfaqësuesja e Belgjikës ka fituar përballë përfaqësueses së Kanadasë në ndeshjen e tyre të parë me rezultat 1:0.
Përfaqësuesja e Belgjikës shkoi në epërsi ndaj Kanadasë pas pjesës së parë, ku shënoi golin e saj në minutën e 44-të në fund të pjesës së parë që e realizoi sulmuesi Mitchy Batshuayi.