”Shtatorja e presidentit Rugova, po bëhet gati për qytetin e bukur të Pejës”.
Kështu shkruan kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Facebook, ku ndau edhe disa fotografi të punimeve të skultpruës.
“Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, shkruan Abdixhiku.
Ibrahim Rugpva, është lideri e Presidenti historik i Kosovës, njeriu që bëri epokë, udhëheqësi i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me emrin e tij janë të pagëzuara shumë rrugë e shehe të Kosovës. /Katror.info
Përgatiti:
