Veshja e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
”E mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase”, shkroi Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në Facebook.
Margariti tha se, “me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”.
Ndërsa, minstrja theksoi se ky fakt na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj. /Katror.info