Dita Ndërkombëtare e Qasjes Universale në Informacion shënohet çdo vit, më 28 shtator, duke theksuar rëndësinë e së drejtës për informacion në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe shoqërive gjithëpërfshirëse.
E themeluar nga UNESCO në 2015, dita thekson të drejtën e publikut për të pasur qasje në informacionin e organece publike, gjë që është thelbësore për vendimmarrjen e informuar, pjesëmarrjen e publikut dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Tema e këtij viti, “Rëndësia e hapësirës në internet për qasjes në informacion”, nënvizon rolin e platformave digjitale në lehtësimin e qasjes së lirë në të dhëna, lajme dhe informacione qeveritare, veçanërisht në një botë që po digjitalizohet me shpejtësi. Qeveritë, shoqëria civile dhe organizatat mediatike anembanë globit kanë organizuar ngjarje dhe fushata për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kësaj të drejte, veçanërisht në kontekstin e sfidave si dezinformimi dhe censura në internet.
Zyrtarët e UNESCO-s përsëritën se qasjes në informacion të besueshëm dhe të saktë është një gur themeli i demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Dita Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion vazhdon të mbrojë politikat që sigurojnë respektimin dhe mbrojtjen e kësaj të drejte themelore./Katror.info