katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave
    30 minutes ago
    UNESCO përballë 32 nominimeve për trashëgimi botërore
    55 minutes ago
    “Doku Fest” me “Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk” proteston për kthim në realitet
    58 minutes ago
    Ndihmëssekretari i Shtetit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon KEE në Prishtinë – Dita e dytë nis me përballje të forta në CS2 për femra
    14 minutes ago
    Korrje-shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme 
    42 minutes ago
    Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti
    1 hour ago
    Kinemaja nën qiell të hapur çel PriGlobal në zemër të Prishtinës
    40 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët
    21 minutes ago
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    16 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    16 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    21 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    22 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    2 days ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    21 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    22 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    22 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ujëvarat e Korishës, perla e fshehur natyrore që tërheq vizitorët
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Ujëvarat e Korishës, perla e fshehur natyrore që tërheq vizitorët

Last updated: 28/09/2024 12:15 PM
352 Shikime
Shpërndaje

Pak kilometra prej Prizrenit, të fshehura mes maleve të Sharrit dhe fshatit, gjenden ujëvarat e Korishës, një vend i veçantë natyror që ofron freski, por edhe qetësi nga zhurma e jetesës urbane.

Rrjedhja e ujit të pastër mund të vërehet tek ujëvara më e madhe, që është e rrethuar me pemë të larta e vegjetacion, por ku megjithatë depërtojnë rrezet e diellit. Madje kjo pamje tërheqëse, bashkë me freskinë që ofrojnë bjeshkët në afërsi, mbetet si kujtim i paharruar për vizitorët.

Kjo oazë natyrore, numrin më të madh të vizitorëve e ka gjatë ditëve të fundjavës, sidomos në periudhat e nxehta të vitit. Ata shijojnë gurgullimën e ujit, ajrin e pastër, por edhe bisedat me familjarët e miqtë e tyre gjatë piknikut.

Mundesh me e lexu edhe…

20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët

Altin Gashi nga Prizreni ka shprehur qëndrimin se bëhet fjalë për një vend piknik që ia vlen të vizitohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur kam dëgjuar për herë të parë që Korisha ka ujëvara s’kam besuar. Por kur kam ardhur për herë të parë e kam vërejtur se është një vend shumë i bukur, dhe që është një vend që ia vlen të vizitohet. Prandaj të gjithë atyre që nuk dinë çfarë të bëjnë në ditët e lira ju kisha rekomanduar vizitën në ujëvarat e Korishës, sepse kemi të bëjmë me një bukuri natyrore që ia vlen të shihet e shijohet”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai thekson se këtë pikë turistike e ka vizituar kryesisht me familjen e tij.

“Në të gjitha rastet kam ardhur me familjen, pasi e duam natyrën. Një ditë patëm ardhur në Korishë, dhe pas asaj vizite e kemi shpeshtuar këtë praktikë. Dhe çdo herë kemi parë vizitorë prej qyteteve të ndryshme të Kosovës, por edhe turistë të huaj”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq guida turistike nga Prizreni, Flaka Bamja Bytyqi ka theksuar se ujëvarat e Korishës kryesisht vizitohen nga turistët vendorë, por se në të ardhmen mund të vendoset në ofertat turistike, marrë parasysh edhe afërsinë e Kabashit, që krahas vlerave natyrore njihet edhe për vlerat e trashëgimisë kulturore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një bukuri e rrallë që ndodhet në rajonin e Prizrenit. Faktikisht janë tri ujëvara në një, dhe është një mundësi që si atraksion të vendoset në ofertat turistike në të ardhmen. Infrastruktura është e mirë, ka qasje. Banorët lokalë vijnë dhe bëjnë piknik, relaksohen. Është një ujë i burimit që vjen nga malet. Pos Mirushës, edhe kjo ujëvara ka bukuri në vete. Prej këtu shkohet në Kabash. Komuna është duke investuar, dhe mund të jetë pjesë e atraksionit turistik”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj ka theksuar se “në saje të investimeve të fundit në ujëvarën e Kabash Korishit është bërë e mundshme  që të gjithë vizitorët të kenë hapësira të përshtatshme për piknik”.

Sipas tij,  në kuadër të këtij projekti të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik janë vendosur 12 pergolla (tavolina e ulëse për pushuesit), është bërë pastrimi i terrenit, është vendosur këndi i lojërave, sikurse që janë vendosur edhe 6 grilla dhe 2 të tilla për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, janë krijuar parkingje për biçikleta, derisa është rregulluar edhe shtrati i lumit dhe ura.

“Ky investim ka bërë të mundur që gjatë vikendeve mos të ketë vende të lira në këtë zonë”, ka thënë Tarashaj për Telegrafin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drejtoria e Turizmit, në këtë zonë, rishtazi ka nisur edhe projektin për hapjen e rrugëve drejt Kabashit me qëllim të lehtësimit të qasjes së vizitorëve te Kisha e Shën Pjetrit.

Tarashaj ka theksuar se edhe ky projekt realizohet bazuar në kërkesën e komunitetit por edhe të vizitorëve të kësaj ane.

“Me këto investime Kabash Korisha po shndërrohet në destinacion turistik si për nga vlerat natyrore ashtu edhe për nga ato të trashëgimisë kulturore”, ka deklaruar Tarashaj.

Sipas publikimeve të ndryshme, ujëvarat e Korishës janë krijuar gjatë viteve të 60’ta, për të parandaluar përmbytjet, dhe gradualisht me kalimin e viteve ka nisur që të tërheq vizitorë dhe investime, pasi në afërsi vepron edhe një lokal i gastronomisë.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
TAGGED:KorishtePrizrentop3tophome1UdhëVizitoret

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Qasjes Universale në Informacion
Artikulli i ardhshëm Në Pejë, të rinjtë kosovarë dhe malazezë bëhen bashkë për trashëgiminë kulturore

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeUdhë

Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët

19 Shikime
Udhë

Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…

24 Shikime
Udhë

Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?