Pas fitimit të organizimit për Lojërat Mesdhetare, tani kanë filluar edhe përgatitjet për akomodimin e sportistëve që do të marrin pjesë.
Qendra e Studentëve ka njoftuar tashmë se sportistët që do të marrin pjesë në këtë Lojëra Mesdhetare do të akomodohen në konvikte.
Përmes një postimi në Facebook, Qendra e Studentëve, ka njoftuar se sportistët që do të akomodohen nëpër konvikte, përveç fjetjes, do të mund edhe të ushqehen në mensë, të ndihen të sigurt dhe të kenë të gjitha kushtet.
Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030./Katror.info
Përgatiti:
