Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, mori pjesë në Forumin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës.
Gjatë dy sesioneve të forumit, u diskutuan sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë, me fokus në luftën kundër narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe çështjet që lidhen me migrimin, azilin, menaxhimin e kufijve dhe përafrimin e politikave të vizave.
Në fjalën e tij, Sveçla prezantoi angazhimet e Republikës së Kosovës në këto fusha, duke theksuar sfidat e bashkëpunimit rajonal dhe refuzimin e sjelljes para drejtësisë të kryesve të veprave terroriste.
Në margjinat e forumit, përfaqësuesit nënshkruan edhe planin e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë rajonale./Katror.info



 
			



 
                                
                             

