katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    20 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    20 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    15 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    12 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    20 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    20 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    12 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    12 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    12 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Të krijosh shpresë: Fondacioni “Rrethi i Besimit” për një komunitet më të qëndrueshëm
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Të krijosh shpresë: Fondacioni “Rrethi i Besimit” për një komunitet më të qëndrueshëm

Last updated: 21/07/2023 11:26 AM
233 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Qëllim i qartë e rrugë goxha e gjatë. Një synim për ta bërë jetën më të mirë brenda vendit tonë. Krijimi një fondacioni që do t’i dalë në ndihmë një numri të madh fëmijësh e të rriturve.

Krenar Batusha, pjesë e kompanisë kosovare Pro Real Estate, në një intervistë për Katror Media, shpjegon se si ai dhe familja e tij, që drejtojnë këtë kompani, ndërmorën nismën për themelimin e Fondacionit “Rrethi i Besimit” apo Trust Circle Fond. Ideja është që të mbështeten fëmijët pa kujdes prindëror, ata me nevoja të veçanta si dhe personat që mund te kenë abuzuar me substanca narkotike apo alkool.

krenar batusha | udhëheqës i pro real estate

“Këtë projekt kemi shku t’u e diskutu  t’u e diskutu deri sa kemi ardhë në final për me e bo këtë Trust Circle Fond, i cili e ka emrin ” Rrethi i besimit”, ku i ndihmon njëri-tjetrit për me e pasë një shoqëri më të mirë. Në këtë nismë kanë pranu krejt kompania me qenë pjesë e saj, që na ka bo shumë të lumtur edhe tash veç kemi fillu me e kriju fondin, jemi në hapat e parë të tij ku jemi t’u dashtë me promovu sa më shumë,” tha Batusha.

Mundesh me e lexu edhe…

Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

Fondi fillimisht financohet nga mbështetja individuale e punëdhënësve, por edhe punëtorëve të kompanisë, të cilët çdo muaj ndajnë një përqindje nga pagat e tyre. Qëllimi është që Fondi të rritet dhe të mos ketë në fokus vetëm ndihma të përkohshme për këto kategori.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Krejt plani i fundit që po ta tregoj është që ne të ardhmen, me hapa gradualë, është për me hap një shkollë, e cila jep edukim për fëmijë edhe i mëson fëmijët, si dhe i motivon për me pasë vetëbesim edhe për me mësu gjëra të reja, gjëra që i nxisin me u bo kreativ dhe i nxisin me u bo ma të mirë në jetë.”

Nëse planet shkojnë si duhet, “Rrethi i besimit” pritet t’i bëjë të lumtur shumë kategori të njerëzve.

“Pra fillimisht janë këto tri pika: Fëmijët pa kujdes prindëror, sepse na mendojmë që fëmijët janë vlera ma e madhe në këtë botë edhe janë më të pafajshmit në këtë botë edhe duhet me u trajtu në kohën e duhur edhe në momentin e duhur, e sidomos kur ka abuzime, dhunë psiqike e të tjera. Në vendin tonë nuk ka ende zhvillim, me pasë mbështetje të mjaftushme për ta, kështu që na jemi duke bashkëpunuar me një organizatë OFAP-in për momentin edhe jemi duke u këshilluar me “Change culture” në Zvicër që e bën të njejtën punë si OFAP-i, për me marrë sa më shumë ide të mira se qysh mundemi me iu ndihmu fëmijëve për atë pjesë.

“E dyta është për fëmijët me nevoja të veçanta sepse mendojmë që ata janë për një arsye në këtë botë edhe janë të veçantë edhe na duhet me i suportu edhe me iu ndejtë afër tyre. Edhe e treta është pjesa e individëve që abuzojnë me lëndë narkotike apo alkool. Sepse kemi pa që në vendin tonë nuk i kuptojnë shumë, nuk kanë empati, paragjykojnë, po na e dimë saktë se kemi pasur raste të njerëzve afër që kanë përjetuar atë dhimbje. Është dhimbje e madhe që e përjeton ai individ edhe familja edhe të tjerët nuk e kuptojmë,” thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për kategorinë e fundit, Batusha thotë se kanë vendosur që në të ardhmen t’i ofrojnë aftësim ose punësim në mënyrë që të dalin nga rrethi vicioz.

Duke u fokusuar tek kategoria më e cenueshme e shoqërisë, kjo nismë demonstron një ndjenjë të thellë dhembshurie dhe përgjegjësie sociale. Por, është e qartë se kjo ide nuk mund të jetësohet pa ndihmën e komunitetit.

Ndërsa stafin e kësaj kompanie nuk e bashkon më vetëm puna, por edhe humanizmi i shprehur në vepra për t’i bërë këto kategori të fëmijëve të lumtur.

Punëtorët e pro real estate

“Në fakt veç ideja është propozu neve na ka pëlqy shumë, në përgjithësi si staf jo vetëm mua personalisht, se është një ide që iu ndihmon shumë njerëzve dhe që na mundemi me kontribu diçka. Unë jam shumë e lumtur. Përndryshe d.m.th. është edhe një fenomen i rrallë që ka ndodhë te ne, që jo çdo do të mund ta bën të, kështu që unë jam shumë pro këtij bashkëpunimi. Pa marrë parasysh se çfarë çmimi ish dashtë me dhënë ose çka do që ish dashtë me dhënë mendojë që prapë kisha me qenë shumë e lumtur që mundem me kontribu në këtë fondacion, “ thotë Rinora Selimaj, punëtore në Pro Real Estate.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Rinora Selimaj | punëtore e pro real estate

Pikësynimi më i madh i këtij fondi janë fëmijët. Prandaj, Pro Real Estate ka nisur bashkëpunimin me  Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP. Kjo organizatë ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë ndërsa si misioni i saj është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohshme që të jetojë, të rritet dhe të ndjehet pjesë e saj e të ketë dashurinë që i nevojitet.

Ibadete Krasniqi, drejtoreshë e OFAP thotë për Katror Media tregon se sa fëmijë gjenden aktualisht në familje strehuese.

“Për momentin me fëmijë janë rreth 28 familje strehuese, të cilat kujdesen 24 orë në 7 për këta fëmijë dhe organizata e ka për qëllim që çdo fëmijë duhet të rritet në ambient familjar duke u bazu në ligjet në fuqi, duke u bazu në konventën e drejtave të fëmijëve, që çdo fëmijë duhet të rritet në familjen e tij biologjike. Por, në mungesë të familjes biologjike atëherë, kjo periudhë e përkohshme e fëmijës duhet të jetë në një ambient tjetër familjar, dhe ne i falenderojmë të gjitha këto familje strehuese, humanitare, vullnetare të cilat me vullnet dhe dëshirë i hapin dyert e tyre që t’i mirëpresin këta fëmijë në nevojë,” thotë Krasniqi.

 
Ibadete krasniqi | drejtoreshë e ofap

E për këtë verë, është menduar që të bëhet diçka më tepër për këta fëmijë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë e falënderoj shumë Pro Real Estate, e cila që disa vite i mbështet aktivitetet e fund vitit për organizatën OFAP, për të gjithë këta fëmijë të cilët janë të vendosur në strehim familjar. Në bashkëpunim me Pro Real Estate, ne kemi arritur një marrëveshje, tani në fund të muajit gusht do ta kemi një kamp veror, ku do t’i dërgojmë fëmijët në një pushim, do të thotë 2 netë 3 ditë, bashkë me familjet strehuese dhe fëmijët që janë në strehim familjar, që ta prekin ujin e detit, sepse ka fëmijë që kurrë asnjëherë s’kanë shkuar në det.”

Katrori i Lajmeve te Mira

Ndikimi i kësaj nisme pritet të shtrihet përtej përfituesve të menjëhershëm, pasi nxit një kulturë ndjeshmërie, mirëdashjeje dhe solidariteti, duke frymëzuar të tjerët që të kontribuojnë në mirëqenien e bashkëqytetarëve të tyre.

Përkushtimi i Pro Real Estate për këtë kauzë jo vetëm që trajton sfidat kritike shoqërore, por gjithashtu tregon fuqinë transformuese të bizneseve që angazhohen në mënyrë aktive për grupet e margjinalizuara dhe komunitetin lokal. /Katror.info

Edicionin #16 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Valerina Sadiku
  • Valerina Sadiku
    https://katror.info
    Katrori s’ecën vetëm! Destinacioni Liqeni i Jazhincës 1450 metra lartësi mbidetare
  • Valerina Sadiku
    https://katror.info
    Qe qysh mundeni me e bo trendin e grimit “pa make-up”
  • Valerina Sadiku
    https://katror.info
    Anibar sivjet flet me gjuhën e dashnisë
  • Valerina Sadiku
    https://katror.info
    Prishtina me gjallëri, Festivali i Gastronomisë me artistat më të mëdhenj të muzikës shqiptare
TAGGED:aktivizem qytetarFemijetFemijet me nevoja te vecantafemijet pa strehimFondacionkatrorKatrori ytLajme te miraPro Real EstateTophomevullnetarizem

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Java News Rritet ndjeshëm turizmi në Ballkan krahasuar me vitin e kaluar
Artikulli i ardhshëm Foto: Blog MPL Cili shtet është kampion i investimeve në Evropë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

18 Shikime
Lajme të mira

Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta

22 Shikime
Lajme të mira

Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?