Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacioniit, Anibar, edicionin e 14-te e nis duke e trajtu temën e dashnisë. Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, program artistik pritet me zhyt publikun në një botë të çudirave të animuara, dhe përmes temës së dashnisë të eksplorojë fuqinë transformuese të lidhjeve njerëzore.
Do të ketë gara të filmit e trajtime të temave të ndryshme. Dhe gjithë këto aktivitete do të mbahen nga 17-23 korrik në qytetin e Pejës.
Arba Hatashi, drejtore e Festivalit, thotë se këtë vit, ngjashëm si vitet e tjera, festivali organizohet rreth një teme të caktume, e cila për këtë vit do të jetë tema e dashnisë.
“Anibari e ka nis këtë traditë para 10 viteve të përkufizimit të temave rreth së cilës organizohet edhe festivali, ku përgjatë viteve kemi trajtu tema të ndryshmë siç është tema e migrimit, e barazisë gjinore, tema e hapsinave publike dhe t’drejtës për hapësirat publike, tema sa i përket frikave dhe shpresave në 10-vjetorin e festivalit Anibar. Këtë vit festivali ka vendosë që pas disa viteve që kanë qenë ma t’ronda qoftë në nivelin individual po edhe si shoqni në tërësi e Kosovëës, me u fokusu në një temë e cila e gëzon ndoshta ndjenjën ma t’mirë që ekziston brenda gjithsecilit që është tema e dashnisë. Këtë vit me anë t’temës kemi vendos me i gzu t’gjitha kto t’mira po t’njejtën kohë edhe me i festu t’gjitha format e ndryshme që ekzistojnë të dashnisë.”
Kinematë e hapura do të jenë në shërbim të gjithsecilit që do të kenë mundësi të shohin filma të animuar, vendorë e botërorë, me temën e dashnisë të trajtuar në forma të ndryshme.
Vita Kasapolli, koordinatore e programit jep detaje të tjera gjatë një konference për gazetarë të mbajtur të premten në Prishtinë.
“Këtë vit i kemi nëntë kategori, ku janë shtatë gara, duke përfshi këtu garën ndërkombëtare, me 18 filma të ndamë n’katër programe e cila do të shfaqet në kinematë e hapura të festivalit, d.m.th në kino liqeni dhe në kino kupat. Brenda kësaj gare ka filma nga e gjithë bota e animacionit e ku gara do të hapet me filmin “27”, quhet filmi “27”, i cili edhe do të ketë premierën në këtë pjesë të regjionit.”
E në këtë festival nuk do të ketë vetëm filma dhe më shumë tregon Rina Statovci, koordinatore për media.
“Pra përveç programit të filmave, përgjatë javës së festivalit në Pejë, n’kuadër të Anibarit kemi me pasë edhe aktivitete të tjera të ndryshme, si panelet, është programi i edukimit ku ka me pasë puntori që kanë me ndodhë përgjatë ditëve të festivalit edhe i kemi edhe netët muzikore që ndodhin në mbrëmje mas krejt shfaqjeve t’filmave edhe programeve tjera.”
E veçanta e këtij edicioni është prania e regjisorëve producëntëve dhe figurave të njohura ndërkombëtare të filmit. Dhe këtë vit, në Anibar do të vijë Eric “Butters” Stough, drejtori i animacionit të një nga serialeve të animuara më të njohura në botë, “South Park”.
Ai do të ketë një prezantim fantastik rreth fakteve më interesante dhe punës së tij në “South Park”. Ky prezantim është i hapur për të gjithë./Katror.info