Një studim i ri ka arritur në përfundimin se të jesh në formë është më e rëndësishme për jetëgjatësinë sesa të jesh i dobët.
Ky hulumtim i publikuar në revistën British Journal of Sports Medicine ka analizuar lidhjen mes përshtatshmërisë aerobike, indeksit të masës trupore (BMI) dhe jetëgjatësisë, shkruan The Washington Post, përcjell Katror.info.
Studimi zbuloi se mungesa e formës fizike dyfishon ose trefishon rrezikun nga vdekja e parakohshme, pavarësisht nga mosha ose BMI-ja e individit.
Në të kundërt, ata që kishin obezitet por ishin në formë aerobike kishin gjasa më të vogla për të vdekur të rinj krahasuar me ata që kishin peshë normale, por ishin fizikisht joaktivë.

“Është shumë më e rëndësishme të përqendrohemi në aspektin e përshtatshmërisë sesa në atë që quhet ‘shëndeti i trupit’,” ka thënë Siddhartha Angadi, fiziolog i ushtrimeve dhe autori kryesor i studimit.
Këto të dhëna përforcojnë rëndësinë e aktivitetit fizik si faktor vendimtar për shëndetin dhe jetëgjatësinë, duke theksuar se edhe ushtrime të moderuara si ecjet e shpejta mund të ndikojnë ndjeshëm në uljen e rrezikut nga vdekja e parakohshme. /Katror.info
Përgatiti:
