Kompania gjermane Volkswagen do të zbulojë furgonin e fuqishëm.
Duke folur në një eveniment “Makina e Vitit 2023”, shefi i Volkswagen R&D, Kai Gruenitz tregoi se do të zgjerohet gamën e modelit ID Buzz.
“GTX do të jetë një version i këndshëm me performancë të lartë, me 335 kuaj fuqi, hapësirë moderne të brendshme, ngjyra të reja të jashtme dhe disa veçori shtesë”, tha ai.

Modeli i ri, do të përdorë sistemin me dy motorë, do të mund të lëviz me katër rrota.
Versioni i ri do të jetë 25 cm më i gjatë se makina standarde dhe do të ketë shtatë vende për ulje.
“Do të ketë tre rreshta dhe shtatë ndenjëse, dhe ju mund t’i tërhiqni të gjitha nga pjesa e pasme”, tha Gruenitz.
Ai ka paralajmëruar edhe versionin kamper./Katror.info
