I pyetur nëse prodhimet e bylmetit si dhe prodhimet e tjera bujqësore shqiptare mund t’shiten me çmim ma t’lirë n’tregun shqiptar, Alban Çakalli, nji fermer shqiptar n’nji intervistë për “Good morning Albanians” n’Euronews Albania theksoi se nji gja a tillë nuk asht e mundun.
Fermeri tregoi se djathi karakteristik grek feta bahet me qumësht dele shqiptar – qumësht i cilësisë t’naltë. Ai madje shpjegoi se cilësia e këtij djathi ka arritë me i joshë edhe konsumatorët jasht territorit t’Shqipësisë.
(Djathi) Eksportohet me çmime jashtëzakonisht t’mira dhe ka kriju dhe brendin ndërkombëtar. Greqia brenda nji viti eksporton mbi 615 milionë euro vetëm djath dhe gjizë dhe kjo është dyfishi i totalit të eksporteve t’t’gjithë bujqësisë shqiptare,” – u shpreh fermeri.
Ai shtoi se Greqia përdor edhe lëndën e vet, por qumështi i deles që ky vend merr nga zona e jugut t’Shqipërisë asht burimi kryesor për kompanitë greke. Kështu, djathi feta, i prodhuar me qumështin shqiptar t’deleve eksportohet për n’Amerikë, sipas Albanit.
Ndërkohë, Çakalli sqaroi se aktualisht fermerët e shesin qumështin me 60 lekë/kilogramë, ndërsa n’market ai blihet me 190 lekë.
Videon e intervistës e gjeni këtu:
/katror.info/