Youtuber Mangy_Dog ka krijuar Tricorder nga Star Trek, i cili përmban një ekran të animuar me prekje, ndriçim LED dhe butona që mund të aktivizojnë efekte të ndryshme zanore.
Të paktën një herë, fansat e Star Trek kanë menduar se do të dëshironin të kishin një Tricorder. Për ata që nuk e mbajnë mend mirë, ose ndoshta thjesht nuk e dinë, është një pajisje dore e ofruar nga Starfleet që mund të kryejë tre funksione – të skanojë mjedisin, të regjistrojë të dhëna dhe t’i analizojë ato, shkruan Katror.info.
Megjithëse kopjet mund të gjenden në internet, ato, sinqerisht, nuk funksionojnë mirë. YouTuberi Mangy_Dog ishte gjithashtu i vetëdijshëm për këtë dhe vendosi të bënte Tricorder-in e tij me një ekran të animuar me prekje, ndriçim LED, butona të ndryshëm dhe efekte zanore të dallueshme. Ai gjithashtu ka postuar së fundmi një video ku shpjegon se si funksionon e gjithë pajisja.
Gjegjësisht, në video shihet ndër të tjera se si aktivizohen efektet e ndryshme zanore me shtypjen e tasteve, varësisht se sa kohë mbahen. Ekrani i animuar shfaq të dhëna të ndryshme diagnostikuese, ashtu si në seri, dhe ndriçimi i tij mund të zvogëlohet ose rritet, në varësi të dëshirës së përdoruesit.
Në përgjithësi, është një krijim vërtet mbresëlënës nga ky YouTuberi, i cili është njohur nga fansat e tjerë të Star Trek në mediat sociale./Katror.info