Me 8.15 milionë dollarë në vit, duke përfshirë bonuset, mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, është lojtari më i paguar në ligën MLS, ku paraqitet për skuadrën Chicago Fire. Duke u mbështetur në disa të dhëna të lëshuara nga MLS të martën, Shaqiri është lojtari që paguhet më së shumti në kampionatin e Amerikës Veriore, me 8.15 milionë dollarë në vit, pra rrogë më të madhe edhe se reprezentuesi italian, Lorenzo Insigne.
31-vjeçari, ashtu si në Lyon gjatë sezonit 2021/22, ka zhgënjyer edhe në muajt e parë te skuadra nga Illinois, me vetëm një asist në shtatë ndeshje këtë sezon (shtatë gola dhe 12 asiste në 36 ndeshjet e dy sezoneve të fundit).
Insigne që luan për Toronton sipas të dhënave paguhet 7.5 milionë dollarë. Dy nga skuadrat me fillimin më të keq të sezonit në MLS, kanë në radhët e tyre katër nga shtatë lojtarët më të paguar në kampionat. Insigne dhe Federico Bernadeschi (6.3 milionë dollarë) luajnë në Toronto që është në vendin e 24-të, ndërsa Javier Hernandez (7.44 milionë dollarë) dhe Douglas Costa (4.51 milionë dollarë) luajnë në Los Angeles Galaxy, që radhitet e 28-ta nga 29 skuadra sa janë krejtësisht.
Në katër vitet e fundit sipas raportit, rroga bazë e lojtarëve në ligën MLS është rritur për 27%./Katror.info