Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të mirë te Lille, ku në ndeshjen e fundit ndaj Strasbourg shënoi dy gola të bukur.
Ndeshja mes Lille dhe Strasbourg u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa Edon Zhegrova nga SofaScore u vlerësuar me notën 9.3.
Ai ishte lojtari më i vlerësuar në xhiron e pestë të Ligue 1 dhe natyrisht zuri vend në formacionin startues të javës.
Team of the Week provided by Sofascore
Zhegrova është në formacion me emra si Youssoufa Moukoko, Akor Adams dhe Corentin Tolisso.
Sa i përket vlerësimit për këtë sezon, Zhegrova është i dyti me një notë mesatare prej 8.10, ku vetëm Achraf Hakimi është më lartë me notën 8.23.
Zhegrova deri më tani ka 6 gola në të gjitha garat me fanellën e Lille./Katror.info