Kohët kanë ndryshu; shumë, dukshëm e shpejtë. Prej torteve t’marume thjeshtë prej nanave t’tona për ditëlindje, kemi kalu tek tortet e porosituna ektravagante. Kurse tash, jemi t’u ju rikthy ambëlsinave ma t’thjeshta, por ma inovative e që na “i mashtrojnë” pak fëmijët.
Cake Pops, ose kekët n’shkoptha janë trendi i ri. Interesant me u pa, pak harxhim edhe shumë lehtë t’ndame n’sasi t’vogla – këta kekë nime po e kryjnë t’vehtën; edhe po i ambëlsojnë e gëzojnë fëmijët, por, edhe neve që po i përgatisim po na i kursejnë do pare. E që as t’vështirë me u përgatitë nuk janë e tregojnë hapat n’vijim.
PËRBËRËSIT:
1 Kek i thjeshtë vanilleje (Kekët e dyqanit funksionojnë perfekt)
60 gram Krem Djathë (Cream cheese)
150 gr cokollatë e shkrirë, ose shllag/kremë për torte
12 shkopinjë skare
Sprinkles (Thërmia sheqeri ose çokollate me ngjyrë)
HAPI 1:

Merre kekun e vanillës e troshite plotësisht. Shto krem djathin dhe përzije mirë masën me dorë, deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme, pa kokrra keku.
HAPI 2:

Merr pak nga masa e kekut e formësoje n’toptha mesatarisht t’mëdhenj.
HAPI 3:

Pozicionoji topthat diku edhe vendosja secilit topth nga nji shkopth t’cilin paraprakisht e ke ly pak me çokollatën e shkrime.
HAPI 4:

Merri topthat n’shkopinjë e lyji n’çokollatë ose n’kremin për tortë. Spërkati sipër me springles. Mbaroji këto ambëlsina t’lezetshme kurdo që festoni ndonji ditëlindje edhe ki me pa që fëmijët kanë me u çmend bas tyne. E a mundet ‘kush me ju lanë faj kur po duken super t’mira?
Poashtu, kurdo që ke kohë, mos e le pa i provu edhe muffins-at me banane, muffins-at klasik me boronica e pse jo edhe kekun me limon – nëse e ke merak shijen dhe aromën e limonit. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
