Këngëtari i dashur për shumë jo vetëm në Kosovë, Art Abazi ka publikuar këngën e re duke nxitur kureshtjen te shumë fansa të tij.
Për këngën “Jetë” ai ka shkruar se e ka “për qejfi këtë projekt” duke na lënë të hamendësuar nëse kënga i kushtohet jetës së tij apo është një krijim i tij artistik i radhës.
Ka disa javë që këngëtari në rrjetin e tij social Instagram ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri, ku edhe ka ndarë me ndjekësit e tij përgatitjet dhe pjesë nga kënga.
Kënga është publikuar me videoklip ku këngëtari shfaqet mjaft elegant dhe me class, kurse ndodhet në një studio baleti.

Muzika është punuar nga vetë artisti në bashkëpunim me Gent Myftaraj, ndërsa teksti është shkruar nga Rozana Radi.