Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla, ka një aftësi për të nxitur polemika – dhe për të përfituar nga ato, shkruan Enterpreneur.
Në shtator, miliarderi lancoi një Cyberwhistle, duke pranuar pasojat nga marrëveshja e tij e dështuar në Twitter dhe, në fillim të kësaj jave, ai zbuloi produktin e tij të fundit të shakasë: parfumin “Burnt Hair”.
Musk deklaroi në një Tweet të mëparshëm se Boring Co., kompania e tuneleve të biznesmenit, do të nxirrte një parfum për meshkujt për t’i bërë ata “të dallohen në një turmë!” dhe “Të vihen re teksa [ata] ecin nëpër aeroport!”
Pas postimit të Musk në Twitter janë shitur 10 mijë shishe të “Burnt Hair”, parfumit për meshkuj nga Singed, me çmim 100 dollarë për shishe. Ai e ndryshoi biografinë e tij në Twitter në “Shitës Parfumesh” dhe shkroi se “Mezi po pret për artikujt e nesërm të mediave se si arritën të shiten për një milionë dollarë parfumat “Burnt Hair”.
Duke pare artikujt Elon Musk ka vazhduar shakanë si në tweet-in me poshtë. /Katror.info
Përgatiti:
