Kafshët shtëpiake shpesh quhen “foshnjet me gëzof” të pronarëve të tyre pasi kanë një ngjashmëri kaq të çuditshme.
Shkenca dhe psikologjia i kanë dhënë fund shpjegimit të këtij fenomeni.
Në një eksperiment të psikologut Michael Roy nga Universiteti i Kalifornisë San Diego zbuloi se kjo ngjashmëri vjen sepse njerëzit kanë më shumë gjasa të adoptojnë një kafshë nëse ajo u ngjan atyre.
Për projektin e tij, ai shkoi në tre parqe qensh dhe fotografoi veçmas kafshët me gëzof dhe pronarët e tyre.
Rezulton se ne dukemi si kafshët tona shtëpiake, pasi nëse dikush sheh fytyrën e tij në pasqyrë çdo ditë, kjo mund të jetë arsyeja pse ne pëlqejmë dhe zgjedhim kafshë shtëpiake me karakteristika të ngjashme, sipas studimit.
Ekziston një studim tjetër që e mbështet këtë pretendim. 261 grave iu kërkua të zgjidhnin se cilën racë qensh preferonin, dhe ato zgjodhën qentë me karakteristika të ngjashme.
Ne i kemi edukuar kafshët tona shtëpiake që të jenë si ne në shumë mënyra, aq sa ndiejmë një lidhje të fortë emocionale dhe natyrore me këto kafshë. Shiko më poshtë disa foto, ku pronarët dhe kafshët e tyre duken identik të njejtë:
















