katror.info
Notification
Postimet e fundit
I paevitueshëm ribashkimi i “Scrubs”
People
10 aplikacionet më fitimprurëse që përdorin teknologjinë ChatGPT ose OpenAI
Viral
Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
People
Në fabrikën Giga Berlin, Tesla arrin prodhimin e 5,000 veturave elektrike në javë
Life Style
Foto: Telegrafi
Ekipi shqiptar BLINK siguron finalen në turneun e CS:GO – European Pro League
Sporti n'Katror
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    9 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    5 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Parashihet shtrirja e sportit të xhudos në të gjitha shkollat e Kosovës
    2 hours ago
    Filharmonia mban koncert në Gjakovë
    3 hours ago
    Mjeku shqiptar që shkëlqen në “Johns Hopkins”: Aplikova mbi 100 herë për specializim
    9 hours ago
    Holanda lidere në Evropë sa i përket energjisë diellore për kokë banori
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    10 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    10 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    10 months ago
    Postimet e fundit
    I paevitueshëm ribashkimi i “Scrubs”
    59 seconds ago
    Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
    58 mins ago
    Adriana Lima shkëlqen me paraqitjen në premierën e filmit “Air”
    2 hours ago
    Forbes: Pasuria e Jay-Z është 2.5 miliardë dollarë
    4 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    10 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    10 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    10 months ago
    Postimet e fundit
    10 aplikacionet më fitimprurëse që përdorin teknologjinë ChatGPT ose OpenAI
    6 mins ago
    Inteligjenca artificiale si mjet për të hedhur dritë mbi krijimin e universit
    1 day ago
    Franca ndalon TikTok-un
    1 day ago
    Sa vlen sot Twitter sipas Elon Musk?
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    10 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    10 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    6 months ago
    Postimet e fundit
    Shtëpia franceze e Edward VIII dhe Wallis Simpson do të bëhet muze
    1 hour ago
    8 këshilla t’ushqyerit që DUHESH me i ditë po që se agjëron
    5 hours ago
    Zbuloni tri ushqime që ju rrisin lumturinë!
    15 hours ago
    Pilaf me limon; pilafi që me shnicllet e pulës ma s’shumti shijon
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    5 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    6 months ago
    Postimet e fundit
    “Mrekullitë e Shqipërisë” shfaqen në kanalin britanik Channel 14
    15 hours ago
    “Shpatat e kryqëzuara”, kryevepra e re arkitekturore në Katar
    16 hours ago
    Finlanda ofron udhëtime falas për t’i mësuar njerëzve se çka është lumturia
    1 day ago
    Shtylla kryesore e turizmit në Shqipëri mbeten shqiptarët e Kosovës
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Cilat janë qytetet futurisike që do t’i japin botës tjetër dimension 
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Cilat janë qytetet futurisike që do t’i japin botës tjetër dimension 
Kuriozitet

Cilat janë qytetet futurisike që do t’i japin botës tjetër dimension 

Last updated: 28/09/2022 9:48 AM
56 Shikime
Shpërndaje
photo: Arch 20
Shpërndaje

Përderisa ka njerëz mbi tokë, gjithëmonë do të ketë përpjekje për të ndërtuar qytete ideale.

Rilindasit italianë i dedikuan më shumë se 200 vite ndërtimit të qyteteve si Palmanova që mbetën në histori si disa nga qendrat e planifikuara më mirë.

Arkitektura jo më kot është quajtur ‘arti i të jetuarit’.

Mundesh me e lexu edhe…

Foto: DW

Zjarri i Notre Dame zbulon një surprizë të madhe të fshehur në arkitekturën e saj

Shtëpia – si objekti fillestar, duket se përshkruan vetë njerëzimin duke përfaqësuar në të njëjtën kohë një ‘gurë themeli’ për mënyrën se si ndër vite, kemi ndërtuar qytete dhe civilizime.

- Advertisement -

Aktualisht, ka një sërë planesh për të krijuar metropole futuristike në botë.

Një nga ato më ambiciozet është Neom – një projekt shtetëror që drejtohet nga Princi i Kurorës, Mouhammad bin Salman dhe i cili pritet të ndërtohet në një sipërfaqe toke me përmasat e Belgjikës në veriperëndim të Arabisë Saudite, i mbivendosur në një platformë çeliku mbi shkretëtirë i cili e “çan” mes për mes Detin e Kuq.

- Advertisement -

Këto janë 11 qytetet futuristike që pritet të bëhen:

1 – ‘Neom’– Arabi Saudite

Neom – një bashkim i fjalës greke neos (“i ri”) dhe fjalës arabe mustaqbal (“e ardhmja”).

Projekti Neom i vlerësuar se do të kushtojë të paktën $500 miliardë dollarë në Arabinë Saudite do të jetë shtëpia e një rrokaqielli mbi 400 metra të lartë dhe 170 kilometra të gjatë të quajtur The Line.

Kjo pritet të jetë struktura më e madhe në botë, e përbërë nga dy ndërtesa deri në 490 metra të larta, të vendosura paralel me njëra-tjetrën.

The Line premton të jetë një qytet pa makina dhe zero emetim karboni, i ndërtuar në mes të shkretëtirës në një strukturë xhami të rrethuar me pasqyra.

- Advertisement -
photo: tomorrow city

2 – BiodiverCity – Malajzi

BiodiverCity është një qytet i planifikuar për të qenë i qëndrueshëm i përbërë nga 3 ishuj artificialë të ndërtuar në bregun e ishullit

Një vend ku njerëzit dhe natyra do të bashkë-jetojnë, BiodiverCity dhe ishujt e tij në formë zambaku do të jenë shtëpia e 15,000 dhe 18,000 banorëve.

Strukturat do të ndërtohen duke përdorur materiale natyrore si druri, bambuja dhe betoni i krijuar nga materiale të ricikluara.

- Advertisement -

BiodiverCity do të jetë gjithashtu një mjedis pa makina, ku këmbësorët mund të përdorin rrjetin e planifikuar autonom të transportit publik ujor, ajror dhe tokësor!

photo: hypeandhyper

3 – ‘Future City’ – Kinë

Qyteti i së ardhmes i planifikuar në Kinë po sfidon konventat e planifikimit urban duke propozuar një masterplan që nuk bazohet në rrjetet rrugore tradicionale të orientuara nga makinat.

- Advertisement -

6 zonat e tij të dallueshme do të lidhen përmes një rrjeti ‘inteligjent’ që përdor automjete të automatizuara.

Zona prej 4.6 kilometrash katrorë do të ketë gjithashtu një park arsimor ndërkombëtar ku ndërtesat, përfshi një universitet, do të kenë tarraca të kthyera në pyje urbane, të projektuara për të qenë një zgjatim i peizazhit natyror.

photo:tomorrow city

4 – Akon City, Senegal

Akon City është një qytet futuristik i planifikuar prej 809 hektarësh që do të vendoset përgjatë bregut të Atlantikut.

I konceptuar nga këngëtari dhe sipërmarrësi Akon, qyteti inteligjent do të jetë i gjithi i varur nga energjia e rinovueshme. I përshkruar nga Akon si një “Wakanda e jetës reale”, një referencë ndaj filmit Black Panther.

Qëllimi i Akon City është të stimulojë ekonominë lokale dhe të krijojë vende pune duke përdorur teknologjitë më të fundit të blockchain dhe kriptomonedhave.

photo: robb report

5 – Telosa, SHBA

I njoftuar për herë të parë në shtator 2021, Telosa është një qytet i ideuar nga miliarderi Marc Lore, që do të ndërtohet diku në shkretëtirën perëndimore të SHBA-së.

Me një popullsi të planifikuar prej 5 milionë banorësh deri në vitin 2050, Telosa do të jetë një “qytet 15-minutësh” ku të gjitha lehtësitë, si shkollat, vendet e punës dhe ofruesit e mallrave dhe shërbimeve, do të jenë një udhëtim 15-minutësh larg nga shtëpitë e banorëve.

Vizioni i tij përfshin gjithashtu një version të reformuar të kapitalizmit ku pasuria krijohet në mënyrë të drejtë, duke pasur cilësinë e jetës së banorëve si prioritetin numër 1.

photo: tomorrow city

6 – ‘Woven City’ – Japoni

Toyota, prodhuesi më i madh i makinave në botë, ka filluar tashmë ndërtimin e një qyteti inteligjent në bazën e malit Fuji në Japoni.

‘Qyteti i thurur’ pritet të jetë një komunitet plotësisht autonom i krijuar për të testuar teknologji të reja i drejtimi i automatizuar, robotika dhe inteligjenca artificiale në një mjedis të botës reale.

Druri do të jetë materiali kryesor për të reduktuar gjurmën e karbonit dhe çatitë do të mbulohen me panele fotovoltaike për të gjeneruar energji diellore.

Ky qytet do të ketë një popullsi fillestare prej 360 banorësh, me plane për të rritur numrin gjatë viteve.

photo: bryla

7 – Kryeqyteti i ri administrativ, Egjipt

Kryeqyteti i ri ende i pa emëruar, 45 kilometra në lindje të Kajros, do të strehojë deri në 7 milionë njerëz dhe është pjesë e një nisme më të madhe për Vizonin e Egjiptit 2030.

Projekti do të mbulojë 700 kilometra katrorë dhe do të përfshijë 46 sheshe, 1.250 xhami dhe kisha, ferma të energjisë diellore dhe një nga parqet urbane më të mëdha në botë.

photo: portalb

8 – Liberland Metaverse – Metaverse

Ndërsa metaversi vazhdon të informojë se si ne mund të ndërveprojmë dhe të pushtojmë sferën dixhitale, ky koncept i ri është gjithashtu sfidues për sa i përket mënyrës se si ne tashmë do të përjetojmë idenë e qyteteve apo kombeve.

Zaha Hadid Architects po krijojnë një qytet ‘kibernetiko-urban’ brenda në metaverse të quajtur Liberland Metaverse.

Liberland Metaverse do të veprojë si një qendër sinergjie dhe industrie virtuale për projektet e kriptovalutave. Njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë parcela toke me kriptovaluta dhe të hyjnë në ndërtesa dixhitale si avatarë.

photo; dezeen

9 – Qyteti lundrues, Maldive

Një nga qytetet e para lundruese në botë po ndërtohet në Maldive si përgjigje ndaj rritjes së nivelit të detit. Me ndryshimin e klimës një kërcënim për shumë qytete në mbarë botën, 80 % e Maldiveve pritet të jenë të pabanueshme deri në vitin 2050. Qyteti lundrues i Maldiveve aktualisht është duke u projektuar për të strehuar 20,000 njerëz në vitin 2024.

Projekti eko-miqësor do të përfshijë 5.000 shtëpi lundruese të ulëta të ndërtuara mbi struktura gjashtëkëndore që do të lëvizin bashkë me detin.

photo: acp

10 – Smart Forest City – Meksikë

Arkitekti italian Stefano Boeri është duke punuar për një qytet inteligjent pyjor pranë Kankunit që do të përmbajë 7.5 milionë bimë dhe pemë që thithin karbonin në 557 hektarët e tij.

Ai do të projektohet për të strehuar 130,000 njerëz në shtëpi të përballueshme, të mbuluara me bimë dhe synon të jetë pionier i një mënyre më të qëndrueshme të jetesës në qytet.

“Një ekosistem urban ku natyra dhe qyteti ndërthuren dhe veprojnë si një organizëm i vetëm” tha studioja e Boeri.

photo: dezeen

11 – Oceanix, Korea e Jugut

Qyteti i parë lundrues në botë po ndërtohet në Korenë e Jugut. Projekti ambicioz OCEANIX Busan – është një bashkëpunim midis Programit të Vendbanimeve Njerëzore të Kombeve të Bashkuara (UN-Habitat), qytetit port të Busanit dhe OCEANIX, një kompani teknologjike e fokusuar në arkitekturën lundruese.

photo: cities today

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit?
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Këto janë vendet anëmbanë botës që po e ndalojnë TikTok-un
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Dizajneri i McLaren P1 krijon ulësen për fëmijë Babyark
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Katror Media and Publicity dhe SHE Solutions nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

TAGGED: kuriozitet
Albana Isufi Jashanica September 28, 2022
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Story në Instagram do të rriten…
Artikulli i ardhëshëm Detina Zalli në programet e NASA-s
Komenti juaj Komenti juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

katror.info

Break the bad news habit :) Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror!

katror.info
#prishtinajone 💙 Pemët që i duhen secilit q #prishtinajone 💙 

Pemët që i duhen secilit qytet 🙂
Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰 credits: Cla Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰

credits: Claudio Ciardi / Copenhagen
#miremengjes Pranverë në Itali 🌸🌼 Credi #miremengjes 

Pranverë në Itali 🌸🌼

Credits: beutiful italy
#AktivizmiQytetar Shumë studentë të verbër po #AktivizmiQytetar
Shumë studentë të verbër po ia shohin hajrin punës vullnetare të aktivistëve të cilët po ua përgatisin librat e incizuar në formë të #audiobooks 🎧📚

#aktivizmiqytetar #katrormedia #lajmetemira #anisaismaili #prishtina #kosova #universitetiiprishtinës #up #fakultetijuridik
Njoftim me vonesë se po kemi shumë punë... Njoftim me vonesë se po kemi shumë punë...
#kurpranveraishteneprishtine 💐 📷 Elton Kastr #kurpranveraishteneprishtine 💐
📷 Elton Kastrati | #KatrorMedia
Më shumë Follow us
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Welcome Back