Modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani ka qene mjaft e rezervuar sa i përket jetës private edhe pse fansat e saj janë mjaft kuriozë të dinë më shumë rreth saj.
Pasi u kthye nga Italia ajo ishte mes konkurenteve të Big Brother Albania VIP. Kohët e fundit, ajo ka qenë disa herë pjesë e “Procesit Sportiv” dhe ka pohuar se është në një lidhje dashurie, por pa dhënë detaje.
Sipas burimeve Beniada po jeton një histori dashurie me Blert Hajdarin, i cili është vëllau i Arbër Hajdarit. Blerti shumë vite më parë ishte ish futbollist i Tiranës, por tanimë ka fituar zemrën e Nishanit.
Panorama Plus ka publikuar edhe një foto të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn.

Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.
