Alaudin Suma, 20 vjeçari nga Mitrovica që si qëllim kishte luftimin e obezitetit e mbipeshës, mori një hap që e çoi drejt zbulimit të talentit të tij për sportin e hedhjes se diskut.
Që në moshën 14 vjeçare filloi te ketë sukses, duke thyer rekordet qe nuk i kishte thyer askush për disa vite në Kosovë, raporton EuroNews Albania.
“Kanë qenë rekorde që nuk i ka arritur askush në Kosovë. Është hedhje e diskut mbi 60 kilometra”, shprehet Alaudin Suma.
Përveçse në vendlindje, suksese arriti edhe në gara jashtë vendit, ku mori edhe disa medalje.
“Viti më i suksesshëm ka qenë 2020. Kam arritur në 22 shtete”, u shpreh Suma.
Synimi janë lojërat olimpike 2024 në Paris te Francës. “Besoj se do të marrë pjesë në olimpiadë që të përfaqësoj Kosovën në 2024.”
Megjithatë, para kësaj, ka edhe një qëllim tjetër që do t’i ndihmojë te arrijë deri tek olimpiada. ‘Besoj se do të marrë pjesë në kupën e Evropës në Mars,” u shpreh ai.
Atleti 20-vjecar tregon se për arritjen e këtyre sukseseve, nuk i ka munguar ndihma institucionale dhe as sponsorizimet. Megjithatë, ai kërkon nga këta të fundit që të jenë më afër sportisteve në mënyrë që Kosova dhe sportistët e saj të korrin suksese të reja.