Ishujt Pitcairn janë një pikë e vogël në planet, konkretisht në Paqësor, midis Zelandës së Re dhe Perusë me vetëm 47 banorë. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes pasi janë lejuar martesat e homoseksualëve, edhe pse asnjë banor i ishullit apo ndonjë çift tjetër homoseksual nuk ka shprehur interes për të shkuar atje për t’u martuar.
Pitcairn, i banuar për herë të parë në 1790, është një koloni britanike, por ka njëfarë autonomie ligjore dhe për këtë arsye konsiderohet si vendi më i vogël në botë për sa i përket popullsisë.
Është një parajsë tokësore, e mbytur në gjelbërim dhe krejtësisht e sigurt pasi të gjithë banorët njihen me njëri-tjetrin dhe nuk i mbyllin kurrë shtëpitë. Të gjithë banorët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të piratëve të rrëmbyer Baudu dhe Tahiti.
Ishulli është jashtëzakonisht pak i populluar dhe ka vend për shumë të tjerë.
Ata që dëshirojnë të bëhen banorë të përhershëm dhe nuk kanë lidhje familjare me ishullin, ftohen të paraqesin një aplikim në Këshillin e Ishullit dhe Guvernatorit. Ishulli, i cili bazohet financiarisht në turizëm, shpalli falimentimin në 2004 pasi pak njerëz e dinë për të dhe turizmi është në rënie.
Energjia elektrike është shumë e shtrenjtë ndërkohë që popullsia e ishullit po plaket me shumicën e banorëve mbi 65 vjeç. Të rinjtë që duhet të shkojnë në shkollë të mesme shpërngulen në Zelandën e Re, ndërsa në përgjithësi fëmijët që jetojnë në Pitcain janë të paktë. Së fundmi interesi i planetit ra në këtë pikë të Paqësorit pasi u miratua një ligj që lejon martesat e të njëjtit seks.
Meralda Warren, një banore 70-vjeçare, tha se asnjë martesë homoseksuale nuk ka ndodhur që nga miratimi i ligjit në ishull dhe beson se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Madje ajo deklaroi se askush në ishull nuk ishte marrë me ngjarjen derisa ditët e fundit nisi të flitej nga mediat ndërkombëtare.