Pianistja kosovare Melisa Ibrahimi është vlerësuar me çmimin ‘Absolut First Prize’ në “Debussy International Music Competition”.
Një çmim po kaq të rëndësishëm mori edhe profesoresha e saj Alberta Troni e cila u shpërblye me çmimin ‘Teacher Award’.
Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi nëpërmjet një postimi në Facebook.
”Vendi i I-re “Absolut First Prize” me 100/100 pikë, dhe Çmimi special “Art of Musical Interpretation for exceptional interpreting and performing”, gjithashtu Profesoresha ime vleresohet me Çmimin “Teacher Award” për kontribut të jashtëzakonshëm dhe përsosmëri në mentorim, në garën “Debussy International Music Competition”, shkruan Melisa.
Ndërkaq, Melisa shprehet mirnjohëse, veçënarisht ndaj profesoreshës së saj Alberta Tronit.
”E vleresuar profesionalisht nga juria 12 antareshe, ne nje gare me konkurrente nga gjithe bota!
Profesoreshes sime prof. Alberta Troni i jam falenderuese pergjithmone per qdo sukses, dhe per punen e saj me dedikim, pasion e me gjithe forcen profesionale”, përfundon ajo. /Katror.info
Përgatiti:
