Spektakli më i madh i muzikës “X Factor” pritet të rikthehet së shpejti në Shqipëri.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se bashkëautoret e këtij formati, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka do të sjellin audicionet e X Factor në Prishtinë nesër.
‘’Nesër Vera Grabocka & Alketa Vejsiu sjellin audicionet e X Factor në Kryeqytetin, Prishtina.
Ejani tregoni faktorin X në Sallën e Kuqe në Pallati i Rinisë! Audicionet fillojnë në ora 11:00. Suksese’’, shkruan Sahatçiu.
Kështu pati bërë të ditur edhe moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi të bërë në Instagram.
Përtej argetimit, ky është një format që vlen, sepse ka një mision! T’i jap talentit habitatin për “të shpërthyer”, “emocionuar”, “frymëzuar”.
Audicionet e Produksionit do të mbahen në këto data:
– 19 Tetor Shkodra
– 20 Tetor Korça
– 23 Tetor Vlora
– 24 Tetor Durresi
– 25 Tetor Elbasani
– 26 Tetor Prishtina
– 27 Tetor Shkupi
– 31 Tetor Tirana’’, ka shkruar Vejsiu në Instagram.
Ajo së bashku me Vera Grabockën qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij shou, përmes të cilit do të kenë mundësi që të rinjtë të shpalosin talentin e tyre. /Katror.info