Një fermë britanike theu rekord botëror Guinness me një mozaik masiv me kunguj, duke krijuar portretin e këngëtarit Ozzy Osbourne. Ferma Sunnyfields në Southampton të Anglisë, vendosi qindra kunguj në një sipërfaqe prej 2,281 metra katrorë. Rezultati përfundimtar fitoi Rekordin Botëror Guinness për mozaikun më të madh me kunguj. Osbourne, këngëtari kryesor i grupit legjendar të metalit Black Sabbath, ndërroi jetë më 22 korrik në moshën 76 vjeç, përcjell TAR.

Kitaristi legjendar Zakk Wylde ka ndarë detaje prekëse mbi muajt e fundit të jetës së Ozzy Osbourne, duke rikujtuar momentet e fundit që kaloi me ikonën e “Black Sabbath”. Në një intervistë për “Loudwire” më 23 tetor, Wylde foli për koncertin e fundit të Ozzy-t, “Back to the Beginning”, që u mbajt më 5 korrik në Birmingham vetëm 17 ditë para se këngëtari të ndërronte jetë në moshën 76-vjeçare. Sipas Wylde, bashkëshortja e artistit, Sharon Osbourne, kishte shpresuar se performanca do t’i jepte Ozzy-t forcë për të vazhduar përpara.
Ndërkaq, Sharon Osbourne ka zbuluar mesazhin prekës që Ozzy Osbourne tha pas koncertit të tij lamtumirës në Birmingham muajin e kaluar. Këngëtari legjendar i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Pak ditë para ndarjes nga jeta, Ozzy performoi në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.
Sipas certifikatës së vdekjes, të paraqitur nga vajza e tij Aimée Osbourne dhe siguruar nga “New York Times”, vokalisti i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë nga një atak kardiak. Dokumenti liston si shkaqe “arrest kardiak jashtë spitalit”, “sëmundje të arteries koronare” dhe “sëmundje të Parkinsonit me mosfunksionim autonom”. /Katror.info











