katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse aktiviteti fizik në ambient të hapur është më shumë sesa një stërvitje?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Pse aktiviteti fizik në ambient të hapur është më shumë sesa një stërvitje?

Last updated: 25/04/2025 9:27 AM
221 Shikime
Shpërndaje
FOTO: NATIONAL GEOGRAPHIC
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Pse aktiviteti fizik në ambient të hapur është më shumë sesa një stërvitje?

Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të fuqishme për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe fizike është aktiviteti fizik në natyrë dhe gjithnjë e më shumë studime po e vërtetojnë këtë.

Contents
Kur keni bërë shëtitjen tuaj të fundit në natyrë, çfarë keni ndier?Pse ndikon kaq fuqishëm natyra?Pushime për shpirtin dhe trupinKur kujdesesh për natyrën, ajo kujdeset për tyKur ecja bëhet shërim

Kur keni bërë shëtitjen tuaj të fundit në natyrë, çfarë keni ndier?

Ndoshta rrezet e diellit që depërtonin mes gjetheve të reja, këngën e zogjve, ujin e ftohtë të një përroi që ju freskonte majat e gishtave, apo aromën e një peme pishe kur kalonit pranë saj. Nëse keni përjetuar ndonjërën nga këto, me shumë gjasë keni ndier edhe një ndjenjë qetësie që përfshinte mendjen dhe trupin. Dhe kjo nuk është rastësi, shkruan Positive News, transmeton Katror.info.

Studime të shumta tregojnë se lidhja me natyrën ka efekte pozitive të menjëhershme: ul nivelin e hormoneve të stresit si kortizoli dhe adrenalina, redukton tensionin e gjakut dhe lehtëson simptomat e ankthit e depresionit.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Madje, aktiviteti fizik në natyrë ajo që studiuesit e quajnë “ushtrime të gjelbra”, rezulton të jetë më i dobishëm për mirëqenien sesa ushtrimet në ambiente të mbyllura apo urbane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pse ndikon kaq fuqishëm natyra?

“Sepse ne jemi zhvilluar në bashkëjetesë me natyrën,” shpjegon Kate Whyatt, një ekoterapiste në Nottinghamshire, MB, e cila, pas më shumë se një dekade në kujdesin social për të rriturit, u certifikua në këtë fushë në vitin 2023.

Sipas saj, natyra na rikthen ndjesinë e qetësisë, të përkatësisë dhe të të qenurit “në shtëpi”. “Ajo na ofron një hapësirë për të reflektuar, për t’u hapur dhe për t’u lidhur me veten,” thotë Whyatt.

Një nga efektet më të vlefshme të qëndrimit në natyrë është ajo që Whyatt e përshkruan si “shkëputje nga rripi lëvizës i mendimeve të vazhdueshme”. Në natyrë, truri lodhet më pak, arrin një farë pauze, dhe kjo hap rrugë për një rikthim më të shëndetshëm në përditshmëri me më shumë qartësi, produktivitet dhe balancë mendore.

Pushime për shpirtin dhe trupin

Për shumë njerëz, pushimet janë mundësia e vetme për t’u rimbushur dhe për të rikthyer ekuilibrin. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin të përfshijnë elemente të “shërimit përmes natyrës” në eksperiencat e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga ofruesit më të vjetër të pushimeve ecëse në Europë, Inntravel, i është përkushtuar këtij qëllimi për më shumë se 40 vjet. Kompania ka krijuar itinerare të kuruara me kujdes, që udhëtarët të mund të eksplorojnë natyrën në ritmin e tyre, pa stresin e planifikimit.

Rebecca Bruce, specialiste për destinacione si Franca, Zvicra dhe Portugalia, thotë se lëvizja ritmike e ecjes ndihmon në qetësimin natyror të mendjes.

FOTO: Didier Provost

“Je i zhytur në natyrë, në gjithçka që të rrethon. Nuk ke pse mendon për gjë tjetër vetëm për atë që ndodhet përpara teje,” thotë ajo.

Udhëtimet ecëse të Inntravel shpesh përfshijnë atraksione të fshehura dhe vende të paprekura nga turizmi masiv.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne kujdesemi që përvoja të jetë sa më e pasur vizualisht dhe emocionalisht,” shton Bruce.

Kur kujdesesh për natyrën, ajo kujdeset për ty

Përveç përfitimeve personale, lidhja me natyrën nxit edhe ndjeshmërinë ndaj mjedisit.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që kalojnë më shumë kohë në natyrë kanë më shumë gjasa të jenë të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe të angazhohen në mbrojtjen e planetit. Qëndrueshmëria, për këtë arsye, është në zemër të filozofisë së Inntravel.

FOTO: Davor Lovincic

Për shembull, udhëtimi “Bavarian Wander” në Gjermaninë jugore përfshin qëndrime në Biohotel Eggensberger, një hotel që u bë organik në 2003 dhe neutral ndaj klimës në 2010.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa në Slloveni, udhëtarët mund të eksplorojnë “Luginën Magjike të Logarit”, duke qëndruar në Hotel Plesnik, fitues i shumë çmimeve për përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Të dy hotelet ofrojnë aktivitete shtesë si joga dhe qendra spa për një çlodhje të plotë trup-mendje.

Kur ecja bëhet shërim

Për Sally dhe Dave McEwen, një çift i pensionuar nga Oxfordshire jugore, ky verë do të jetë e para me Inntravel, në një udhëtim në Norvegji. Të dy kanë bërë më parë pushime ecjeje dhe e vlerësojnë thellësisht ndikimin e tyre.

“Të mbash trupin në lëvizje, të marrësh frymë në ajër të pastër – janë gjëra të thjeshta, por me ndikim të madh,” thotë Sally, e cila drejton një grup javor për ecje nordike. “Dhe pastaj ka edhe ndikimin mendor: të jesh jashtë, në pyll apo në fusha, të ngre shpirtin.”

Dave e përmbledh bukur: “Kur je në natyrë, nuk ka rrjete sociale, as lajme që të trullosin. Ka vetëm një pemë që ka çelur papritur ose një zë i ri zogu. Është ajo ndjesia se je më në paqe me veten dhe me botën përreth.”/Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Aktiviteti Fizikecjaefekte pozitiveLifestylemendjamirëqenia fizikemirëqenia mendoreNatyrashëtitjestudimetophome1trupi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Festivali i Letërsisë “Polip” me edicionin e ri
Artikulli i ardhshëm Kuvendi edhe më tej pa kryetar/e – Seanca e radhës më 27 prill

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?